Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohen 180 të dënuar, Ilir Meta dekreton 6 ligje të mazhorancës
180 të dënuar në burgjet e vendit do të marrin shumë shpejt lirinë. Kjo falë ligjit “Për dhënie amnistie”, i cili ka marrë edhe dekretin e Presidentit të Republikës ditën e sotme.
Meta ka shpallur gjithashtu dekretimin e 5 ligjeve të tjera, si ai “Për pranimin e instrumentit të amendamentit të Kushtetutës së Organizatës Ndërkombëtare të Punës, 1986”; “Për ratifikimin e konventës së Minamatës “Për mërkurin”; “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për themelimin e qendrave kulturore dhe informative në Republikën e Shqipërisë dhe të qendrave kulturore dhe informative në Republikën e Maqedonisë së Veriut”; “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në aneksin VI të konventës ndërkombëtare detare “Për parandalimin e ndotjeve nga anijet, 1973”, të ndryshuar me protokollin e vitit 1978 (MARPOL 73/78)”; “Për ratifikimin e protokollit të gjashtë shtesë të Marrëveshjes për Forcën Shumëkombëshe të Paqes në Evropën Juglindore”.
Kujtojmë se ligji “Për dhënie amnistie” do t’i japë lirinë të gjithë atyre meshkujve të dënuar me 2 vite burgim me vendi të formë së prerë deri në 30/9/2019, si dhe femrat dhe të miturit, të cilët janë dënuar me tre vite burgim.
Risia e amnistisë të këtij viti është edhe fakti i të përfshirjes së të dënuarve me shërbim prove.