Flash News

KRYESORE

"Lista e kandidatëve “ogur” i mirë", Ivi Kaso flet për KQZ-në e re: Procesi ka shumë sfida përpara! Koha nuk premton zgjedhje cilësore

"Lista e kandidatëve “ogur” i mirë", Ivi Kaso

Procesi zgjedhor i 25 prillit do të administrohet nga KQZ-ja e re, e cila pritet të marrë formë brenda datës 19 tetor. Ndërsa këtë të premte u përmbyll edhe afati i regjistrimit të kandidatëve për anëtarë të KQZ-së së re, shumë prej të cilëve edhe emra të njohur për publikun, eksperti për çështjet zgjedhore në PD, Ivi Kaso deklaroi se ka një cilësi të lartë kandidaturash mes personave që pritet të marrin postin e kreut të këtij institucioni.

Një intervistë për ABC News, Kaso theksoi se shpreson që kryetari i ri do të ketë eksperiencë të gjatë profesionale.

“Ka një cilësi të lartë në disa kandidatura. Kjo më jep shpresë që ai do të zgjidhet do të ketë një eksperiencë të gjatë profesionale. Ka persona me integritet dhe përgatitje profesionale dje eksperiencë në drejtimin e institucioneve. Koha nuk premton për zgjedhje të mira, dhe fakti që kemi këto kandidatura është një ogur i mirë. Unë shpresoj që të zgjidhet një person i aftë dhe me integritet. Procesi ka shumë sfida përpara. Roli i KQZ-së së vjetër është ndryshe me atë të tanishëm”, tha Kaso.

Mirëpo, çfarë ka ndryshe PD sot pas djegies së mandateve, nga ajo e një viti më pare? Në një paralelizëm të situatës, Kaso shprehet se djegia e mandateve nuk ishte një blof, por akt politik i partisë së tij. Sipas Kasos, dy janë arsyet që e rikthyen PD-në në tryezën politike.

“Djegia e mandateve nuk është blof nga ana e opozitës por akt politik. Palët u bënë bashkë me 14 janar nga presioni i faktorit ndërkombëtar. Nuk ka asnjë lloj vlere të rrisim standardet zgjedhor kur kemi një maxhorancë që nuk i zbaton. Pikë së pari ne u ulëm prej ndërkombëtarëve që të mos bëheshim pengesë për vendin. Së dyti kishim impenjim me zgjedhësit. Detyra jonë është të ndërgjegjësojmë faktorin ndërkombëtar”, tha Kaso.

Të fundit