Flash News

KRYESORE

Lotaria amerikane, ambasada sqaron risinë e këtij viti nëse pasaporta skadon pas aplikimit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka sqaruar aplikuesit e lotarisë amerikane se si duhet të veprojnë në rast se skadon afati kohor i pasaportës pas aplikimit, në kushtet e përzgjedhjes.

Ambasada rekomandon që aplikuesit të ruajë një kopje të pasaportës së vjetër.

“Aplikuesi kryesor i Programit të Lotarisë duhet të vendosë të dhënat e pasaportës së paskaduar në aplikimin fillestar. Nëse pasaporta juaj skadon pasi të keni kryer aplikimin dhe ju përzgjidheni, rekomandojmë të ruani një kopje të pasaportës së vjetër, nëse do t’ju kërkohet gjatë procesit”, sqaron ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Të fundit