Flash News

KRYESORE

Macron sërish në telashe, Franca paralizohet nga protestat për sistemin e pensioneve

Më shumë se 450 mijë persona kanë marshuar në qytetet anembanë Francës, në një nga grevat më të mëdha të sektorit publik në dekadat e fundit kundër planeve të Emmanuel Macron, për të përmirësuar sistemin e pensioneve.  Në rrugë dolën punonjës të hekurudhave, mësues dhe ata të shërbimit shëndetësor.

Franca është bllokuar pasi sektori i transportit rrugor ka akuzuar kreun e shtetit se me reformat që po bën synon që të detyrojë njerëzit të punojnë më shumë, e paguhen më pak .

Trenat, metrotë dhe shërbimet e autobusëve u goditën më së shumti, disa fluturime u anuluan dhe shumë shkolla u mbyllën në lëvizjen kundër më të madhe ndaj reformës së Macron-it, që prek protestave të jelekverdhëve.

Përplasjet e dhunshme me policinë nuk munguan.

Macron tha se mosha nuk do të ndryshojë, porse skema e pensionit do të zëvendësohet me një të bazuar në pikë, që sipas tij do të jetë më e drejtë dhe do të ndihmojë në ndalimin e deficitit.

Të fundit