Flash News

KRYESORE

Maqedoni e Veriut/ Qeveria hedh hapin e parë për ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë

Maqedoni e Veriut/ Qeveria hedh hapin e parë për ndërtimin e

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka hedhur hapin e parë për ndërtimin e autostradës Shkup – Bllacë, që do të lidhë vendin me Kosovën. Si fillim do të ndërtohen dy kilometrat e parë, ndërkohë që nga pala kosovare është ndërtuar tashmë autostrada “Arbën Xhaferri”.

Punimet janë përcaktuar që të nisin në pranverë, e deri atëherë pritet që të përfundojë edhe procesi i shpronësimit të 68 parcelave të tokës, në pronësi të banorëve të Bllacës. Autostrada do të jetë e gjatë 12.5 kilometra, me një kosto prej 120 milionë eurosh.

Dy kilometrat do të financohen nga buxheti i shtetit të Maqedonisë së Veriut, ndërsa pjesët tjera me kredi të Bankës Botërore dhe nga fondi i Ballkanit Perëndimor.

Ndërtimi i autostradës është premtuar që para 16 vjetësh, por është shtyrë nga mungesa e gatishmërisë politike maqedonase.

Të fundit