Flash News

KRYESORE

Marrëveshja e linjës ajrore Kosovë-Serbi, reagon Trump: Një tjetër fitore

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë për një linjë ajrore, Prishtinë-Beograd.

Kjo marrëveshje është cilësuar si një fitore e radhës nga ana e presidentit Trump, i cili në një status në twitter shkruan: “Të gjithë thanë se nuk do të bëhet. Por, për herë të parë në një gjeneratë do të këtë linja direkte ajrore mes Serbisë dhe Kosovës. Një tjetër fitore. Faleminderit @WHNSC,  ambasadorit Robert O’Brien dhe ambasador @RichardGrenell!”.

Kjo marrëveshje u arrit dje në Berlin të Gjermanisë, edhe me ndërmjetësimin e të dërguarit të posaçëm të SHBA për Kosovën, Richar Gernell.

Të fundit