Flash News

KRYESORE

Marrëveshja për 'Zgjedhoren', Patozi: Tryezë me bashkëfajtorë; Hajdari mund të shërbejë për të zgjidhur krizën

Marrëveshja për 'Zgjedhoren', Patozi: Tryezë me

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, teksa komenton marrëveshjen për Reformën Zgjedhore, e quan ‘tryezë me bashkëfajëtorë’, pjesëmarrjen e palëve politike.

Patozi shpreson se nga pjesëmarrësit në tryezë, Rudina Hajdari është ajo që mund ta zgjidhjë krizën nëse produkti final ka rezultat.

I ftuar në studion e ‘Reopolitix’ në Report tv, ai shprehet se është i lumtur që nuk ishte pjesë e asaj tryeze.

"Jam shumë i lumtur që nuk jam pjesë e asaj tryezë. Aty në pjesë dërrmuese janë ulur bashkëfajtorët. Formalisht nuk na takonte të ishim, se janë ulur parlamenti ekzistues dhe opozita jashtëparlamentare. Për sa kohë që është për ndryshime të thella në Shqipëri, e sistemit aktual që është e keqja kryesore, ne na përfaqëson dhe këtu e kam fjalën dhe për nga e majta dhe e djathta. Hajdari nuk ka përgjegjësi për krizën, por mund të shërbejë për të zgjidhur krizën dhe kriza zgjidhet nëse nga kjo tryezë del një produkt", tha Patozi.

Patozi është skeptik sa i përket arritjes së një drafti final brenda afatit të përcaktuar, 15 marsit.

"Parashikimet i kam të zymta për 15 marsin, nuk shikoj asnjë shenjë dhe asnjë provë që kjo tryezë do ketë sukses. E kam fjalën Reformë të qenësishme, madje s'do e quaja as sukses kalimin me të gjithë numrat rekomandimet e OSBE-ODIHR. Unë mendoj që janë të pamjaftueshme se nuk zgjidhin hallin. Mos presim që të huajt të na tregojnë cili është sistemi më i përshtatshëm. Kam frikë se as ato nuk do i bëjmë dot se ka sinjale që PD depolitizimin e komisione e ka të vështirë ta pranojë", tha Patozi”, tha Patozi.

Të fundit