Flash News

KRYESORE

Marrëveshje e re politike me PS? Anëtari i Këshillit Kombëtar: Humbet PD, Basha dhe shqiptarët

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Dritan Shano shprehet se e djathta do të humbiste nga një marrëveshje e re me PS per te zgjidhur krizen politike, e cila mban te mberthyer vendin prej muajit shkurt.

I ftuar në A2 CNN, Shano argumenton më tej se në partitë politike duhet të ndryshojë mentaliteti, ku të gjithë i shkojnë liderit nga pas.

“Unë uroj që jo. Ne jemi një vend që ka nevojë për një zhvillim kulturor sa i përket demokracisë sepse nuk e kemi përjetuar siç duhet. Ne kemi liderin dhe i shkojmë nga pas, por kjo duhet të ndryshojë. Sa herë ka të tilla marrëveshje fiton partia që trashëgon një pjesë të madhe të këtij mentaliteti që kemi ne, që është punist. Në çdo marrëveshje do të humbte PD, Basha dhe të gjithë shqiptarët”, sqaron ai, duke shtuar se PD duhet t’u qëndrojë kërkesave të saj që kishte kur dogji mandatet.

“Ju them me siguri se PD vazhdon të ruajë të njëjtat kërkesa që kishte qëkur filloi protestat. Nuk vërej të njëjtën koshjencë nga mazhoranca, pasi unë nuk shoh që të ketë një reflektim në sjelljen e lidershipit të saj. Ndërkombëtarët po marrin njohje më të thellë, ndërsa deri pak kohë më parë e kishin braktisur Shqipërinë”.

Të fundit