Maskat që mund të bëni në shtëpi gjatë kësaj kohe në karantinë

Nuk është e thjeshtë të qëndrosh larg njerëzve që i duam por mund të përfitojmë nga kjo kohë më shumë se kurrë për të bërë diçka të dobishme për pjesën estetike.

Për një lëkurë të butë, larg stresit të shkaktuar nga smogu dhe agjentët atmosferikë, janë disa produkte natyrale që i gjejmë edhe në shtëpi ose që mund t’i blejmë në supermarket. Në këtë kuptim, kastraveci mund të jetë një aleat fantastik për ta bërë lëkurën të tonifikuar dhe plot jetë, sidomos në kushte karantine.

Për të eliminuar qelizat e vdekura, bëni një pastrim natyral me kafe, kripë të trashë gatimi, tre lugë vaj dhe disa pika vaj esencial të aromës tuaj të preferuar. Ky pastrim mund të aplikohet si në lëkurën e fytyrës ashtu edhe të trupit.

Një maskë është vetëm ajo që duhet për t’u çlodhur në shtëpi dhe për të detoksifikuar lëkurën. Gjithashtu në këtë rast produktet që vijnë nga kuzhina jonë do të na ndihmojnë të krijojmë maska. Një shembull? Përzieni një lugë mjaltë me një të bardhë veze dhe aplikojeni përzierjen në fytyrë për të paktën 10 minuta.

Në fund, kosi dhe kastraveci janë kombinimi i përsosur për të ndriçuar, hidratuar dhe detoksifikuar lëkurën e fytyrës dhe trupit në vetëm 30 minuta. Si një variant tjetër mund të shtoni portokall në kos, në mënyrë që të keni një lëkurë të freskët dhe të bukur.