Flash News

KRYESORE

‘Mbështetje e vazhdueshme për integrimin në BE’, Ambasadorja Kim takim prezantues me ministrat

‘Mbështetje e vazhdueshme për integrimin në BE’,

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara zhvilloi sot takime prezantuese me Ministrin në Detyrë të Punëve Europiane dhe të Jashtme Gent Cakaj, Ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe Ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj.

Lajmin e bën të ditur faqja zyrtare e ambasadës amerikane në Tiranë.

Ambasada amerikane njofton se Kim premtoi mbështetje për reformën në drejtësi dhe rrugën drejt integrimit evropian.

Gjatë takimeve, Ambasadorja Kim shprehu vlerësimin e thellë të Shteteve të Bashkuara për kontributet e Shqipërisë si një aleate e NATO-s dhe mbështetjen e saj të rëndësishme në misionet tona të përbashkëta. Ambasadorja gjithashtu rikonfirmoi angazhimin e Shteteve të Bashkuara në ndihmë teknike për zbatimin e reformës në drejtësi dhe premtoi mbështetje të vazhdueshme për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian”, njofton ambasada amerikane.

Të fundit