Flash News

KRYESORE

Me moshën vjen eksperienca në shtrat, Bebe Rexha e sheh vetën në të ardhmen një "GILF"

Me moshën vjen eksperienca në shtrat, Bebe Rexha e sheh vetën
Të shpjegojmë njëherë termin GILF, është një shkurtim në anglisht "grandmother I`d like to fuck", gjyshja me të cilën do kisha dëshirë të bëja seks. GILF është frymëzuar nga MILF (që përdoret për mamatë nga të cilat joshet gjinia mashkullore). Aplikacioni FaceApp (që duket se i ka fiksuar të gjithë) ka bërë që Bebe Rexha ta shohë vetën në të ardhmen një gjyshe seksi dhe joshëse. Në foton e postuar në Instagram, të shndërruar nga aplikacioni, ajo mendon se me moshen rritet dhe eksperienca në shtrat. "Shumë njerëz kanë frikë nga plakja, sidomos femrat. Shoqëria ka krijuar një ide se meshkujt kur plaken bëhen të bukur si George Clooney, ndërsa femrat shëmtohen, por këto janë përralla. Me moshën vjen mençuria dhe eksperienca, sidomos në shtrat. Kur të plakem do jem një gjyshe e zgjuar, e bukur dhe e paparë”,- ka shkruar Bebe, e cila gjithmonë ngre zërin për problemet me të cilat përballet shoqëria. Të tilla si të drejtat e grave dhe bullizmi.

Të fundit