Flash News

KRYESORE

Megaskandal apo supermashtrim? Ish-ministri i Bujqësisë: Qumështi me substanca kancerogjene, Prokuroria të nisë hetimet

Megaskandal apo supermashtrim? Ish-ministri i Bujqësisë: Qumështi

Ish-ministri i Bujqëisë, Edmond Panariti ka reaguar pas një studimi të ‘Albanian Food Industry’ ku rezultonte se një pjesë e konsiderueshme e qumështit vendas kishte substancë kancerogjene të fuqisë së lartë.

Panariti ka dyshime nëse jemi përballë një megaskandali apo një supërmashtrimi dhe për këtë arsye kërkon ndërhyrjen e Prokurorisë. Sipas ish-ministrit, aflatoksina e gjetur në qumësht është substancë kancerogjene e fuqisë shumë të lartë, e pa zbërthyeshme dhe rezistente ndaj përpunimit termik.

Studimi për sigurinë ushqimore, AFI: Po hamë mish me ngjyrues, gjalpë me vaj palme dhe qumështi me aflatoksinë

Reagimi:

Ose nje megaskandal, ose nje supermashtrim!! Mbetet per tu pare.?! .. Para disa ditesh ne nje studim te AFI, gjysma e mostrave te qumeshtit vendas te analizuara dolen me aflatoksine. Aflatoksina eshte substance kancerogjene e fuqise shume te larte, e pa zberthyeshme dhe rezistente ndaj perpunimit termik. Prania e saj ne qumesht dhe nenprodukte eshte rrezik shume i madh per shendetin e konsumatorit. MB dhe AKU duhet te bejne urgjent publike fermat apo subjektet prodhuese te ushqimeve te ndotura , te bllokojne prodhimin dhe te terheqin urgjent nga tregu produktet e perlyera. Sa me pare dhe menjehere!!! Nderkohe AFI te beje publike rezultatet e analizave, metodat e analizes dhe laboratoret e references qe i kane kryer ato. Nese kjo nuk ndodh atehere prokuroria te nis hetimin e menjëhershëm dhe te percaktoje përgjegjësite ose eventualisht mashtrimin sic ka ndodhur me pare ne dem te prodhuesve vendas, per te favorizuar importet.

Të fundit