Flash News

KRYESORE

Meghan dhe Harry bëjnë postimin e fundit, i thonë lamtumirë jetës mbretërore

Meghan dhe Harry bëjnë postimin e fundit, i thonë lamtumirë
Meghan Markle dhe Harry kanë hequr dorë nga të gjitha të drejtat mbretërore dhe tashmë kanë nisur jetën e tyre të re në SHBA pas disa javësh që qëndruan në Kanada. Dje, çifti ka pasur detyrat e fundit mbretërore dhe zyrtarisht tashmë nuk janë më pjesë e familjes. Në shenjë lamtumire, Meghan dhe Harry kanë bërë dhe postimin e fundit në profilin e tyre në Instagram, që ishte një llogari e përbashkët e hapur pas martesës së tyre ku morën titujt nga mbretëresha Duka dhe Dukesha i Sussex. “Siç mund ta ndiejmë të gjithë, bota në këto momente është jashtëzakonisht e brishtë. Megjithatë, ne kemi besim që çdo qenie njerëzore ka potencialin dhe mundësinë për të bërë një ndryshim siç shihet tani në botë, në shtëpi, në komunitet se së bashku mund ta ndihmojmë njëri-tjetrin. Ajo që është me rëndësi tani është shëndeti dhe mirëqenia e të gjithëve në të gjithë globin dhe gjetja e zgjidhjeve për sa më shumë probleme që janë shkaktuar si rezultat i pandemisë. Teksa të gjithë po përpiqemi të gjejmë rolin tonë për këtë ndryshim global, ne po përqendrohemi edhe te ky kapitull i ri në jetën tonë për të kuptuar se si mund të kontribuojmë më mirë. Edhe pse nuk do të na shihni këtu, puna jonë vazhdon. Faleminderit çdo komuniteti për mbështetjen, frymëzimin dhe angazhimin e përbashkët për një botë më të mirë. Ne mezi presim të bashkohemi sërish. Keni bërë një punë të paqme. Deri atëherë, kujdesuni për veten dhe për njëri-tjetrin. Harry dhe Meghan,” – shkruhej në postimin e tyre.
 
View this post on Instagram
 

As we can all feel, the world at this moment seems extraordinarily fragile. Yet we are confident that every human being has the potential and opportunity to make a difference—as seen now across the globe, in our families, our communities and those on the front line—together we can lift each other up to realise the fullness of that promise. What’s most important right now is the health and wellbeing of everyone across the globe and finding solutions for the many issues that have presented themselves as a result of this pandemic. As we all find the part we are to play in this global shift and changing of habits, we are focusing this new chapter to understand how we can best contribute. While you may not see us here, the work continues. Thank you to this community - for the support, the inspiration and the shared commitment to the good in the world. We look forward to reconnecting with you soon. You’ve been great! Until then, please take good care of yourselves, and of one another. Harry and Meghan

A post shared by The Duke and Duchess of Sussex (@sussexroyal) on

Të fundit