Flash News

KRYESORE

“Meritoj të rikandidoj”, Veliaj mesazh Ramës për zgjedhjet lokale: Qytetarët nuk pyesin shumë për parti

“Meritoj të rikandidoj”, Veliaj mesazh Ramës për

Kryebashkiaku i Tiranës është rikthyer në Shqipëri pas një vizite disa ditore në Itali dhe në Angli dhe një mungese të pajustifikuar në media, e cila përkonte me protestën e nisur nga studentët.

Në emisionin ‘E diela shqiptare’, Veliaj nuk la rastin pa i dërguar edhe një mesazh kryeministrit Rama se meriton të rikandidohet në krye të Bashkise per nje mandat te dyte.

“Mezi e pres fushatën, që të ballafaqohem me gjërat që kam bërë, por edhe për të shikuar alternativën që kanë të tjerët. Dhe unë besoj që ne duhet të kemi një fushatë të qetë, inkurajuese, frymëzuese për alternativat më të mira dhe do të isha shumë i lumtur për të parë alternativat e tjera për të korrektuar punën time. Por kam shërbyer me shumë dashuri dhe besoj se e meritojmë që të vazhdojmë projektet që kemi nisur në Tiranë.  Nuk bëhen të gjithë në një mëndje, për aq kohë sa ka një shumicë të drejtë, të ndershme nuk pyet shumë për parti”, u shpreh Veliaj, për të cilin thuhet se raportet me Ramën nuk janë në ditët e tyre me të mira.

Të fundit