Flash News

KRYESORE

Messi nuk harron Ronaldon, ftesë e hapur për portugezin?

Messi nuk harron Ronaldon, ftesë e hapur për portugezin?

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, ka folur për duelin sportiv që kishte me Cristiano Ronaldon në sfidën Barcelona-Real. Kapiteni i Barçës ka theksuar se përballjet me portugezin ishin gjithmonë të veçanta dhe shumë të bukura.

"Sfida kundër Real Madrid janë gjithmonë të veçantë, por ishin akoma më të veçantë me Cristiano Ronaldo-n. Dueli sportiv mes nesh do të mbetet gjithmonë, sepse ka zgjatur për shumë vite dhe nuk është e lehtë të qëndrosh në nivele të larta për një kohë të gjatë, veçanërisht kur luan te skuadra si Barcelona dhe Real Madrid, ku ka një konkurrencë të madhe.

"Krahasimi mes nesh ka qenë i bukur në nivel personal, edhe njerëzit mendoj se janë argëtuar, pavarësisht nëse ishin tifozë të Barçës, Real-it apo të një skuadre tjetër. Gjithsesi, kjo është e shkuara dhe duhet të shikojmë përpara", - tha Messi për kanalin zyrtar të La Ligas.

Të fundit