Flash News

KRYESORE

Meta kundërshton Palmerin: “Amerikanët të monitorojnë zgjedhje pa opozitën në Korenë e Veriut”

Meta kundërshton Palmerin: “Amerikanët të monitorojnë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta deklaroi se shqiptarët kanë nevojë për zgjedhje dhe jo votime, pasi Shqipëria nuk është Koreja e Veriut që të mos ketë pluralizëm politik.

Më këtë qëndrim, kreu i shtetit, duket se i dërgoi një mesazh të qartë edhe për Zëvendës Ndihmës-Sekretar i Shtetit, Mathew Palmer, që deklaroi të shtunën se çdo shqiptar që cënon zgjedhjet do t’i hiqet e drejta për të udhëtuar për në SHBA.

“Pluralizëm zgjedhje të lira dhe unitet. A ka ndonjë që beson se zgjedhjet e 30 qershorit do të ishin të lira dhe demokratike dhe shqiptarët do të shprehin vullnetin e tyre? Ju jeni të rinj, por ka një dallim mes zgjedhjeve dhe votimeve, shqiptarët kanë nevojë për zgjedhje jo votime, se ashtu kanë pasur 45 vite.

Nëse ka ndonjë evropian dhe amerikan që do të monitorojë zgjedhje të tilla, le të shkojë në Korenë e Veriut, këtu jo se ka ardhur pluralizimi politik. Zero janë mundësitë pa e zgjidhur këtë krizë, jo për të çelur negociatat tani, por as në shtator dhe shumë vite integrimi nuk do të duket në horizont”, deklaroi Meta në konferencë për shtyp.

Në intervistën për Top Channel, Palmer nuk u pyet për përgjimet e Bild, ndërkohë që paralajmëronte dërgimin e disa vëzhguesve amerikan në Shqipëri per zgjedhjet lokale, para se te zhdekretoheshin nga kreu i shtetit.

“Data e zgjedhjeve është një vendim që e marrin shqiptarët dhe data 30 qershor u vendos nëpërmjet procedurave të përcaktuara të Shqipërisë. Ne kemi në plan të kemi vëzhgues zgjedhjesh nga SHBA edhe si pjesë e misionit të ODIHR edhe si pjesë tonën për të vëzhguar zgjedhjet e 30 qershorit. Kjo është pjesë e punës sonë normale dhe diçka që e kemi bërë në Shqipëri prej vitit 1992”.

Të fundit