Flash News

KRYESORE

Meta: Socialistët po më bëjnë shantazh, Rama duhet të mbajë më shumë përgjegjësi

Meta: Socialistët po më bëjnë shantazh, Rama duhet të

Presidenti Ilir Meta tha se Partia Socialiste po e shantazhon atë dhe ai vendosi zhdekretimin e zgjedhjeve vetëm për të shmangur viktimat më 8 qershor. Ai shtoi se kryeministri i vendit duhej që të vepronte ndryshe, pasi i takonte atij të tregonte më shumë fleksibilitet, sepse është kreu i qeverisë dhe ka përgjegjësi ndaj shqiptarëve.

“Ishte pretendimi i zotit Rama që thoshte nuk lëviz nga data 30 qershor, i takonte atij të tregonte më shumë fleksibilitet, është kryeministri i Shqipërisë, ka përgjegjësi para të gjithë qytetarëve shqiptarë, të kujtdo force politike.

Përpjekja ime ishte për të parandaluar më të keqen dhe për të krijuar kushtet për dialog. A do ta zgjidhë kjo? E kam bërë me bindje që t’ju japë palëve një mundësi që Shqipëria të vijojë të ecë në rrugën e Integrimit Europian. Në rast se do kishte ndodhur diçka në datën 8 jam i sigurt që do thoshin shumë vonë zoti President. Pritej që të shtohej edhe një viktimë?

Nuk kemi nevojë për viktima në një situatë të tillë, në një shoqëri që do ti’ bashkohet Evropës. Kemi nevojë për një vullnet të të dyja palëve. Inciativa e fundit e saj çfarë është? Shantazh, presion që i bëhet institucionit më të lartë të shtetit. Pse? Se bën përpjekje për të dhënë mundësi që kolonat mbi të cilat ndërtohet Republika të mos tronditen e rrëzohen”,- tha Meta në konferencë për shtyp.

Të fundit