Flash News

KRYESORE

Milan për turp, Lazio prish mallkimin e tri dekadave

Milan për turp, Lazio prish mallkimin e tri dekadave

Milani vijon të shembë gjithë historinë e ndërtuar ndër vite. Skuadra kuqezi sot u mposht 2-1 nga një Lazio fantastike në javën e 11-të të Serie A.

Kjo duhej të ishte prova reale për trajnerin Pioli dhe pritej një moral krejt tjetër nga skuadra e tij, por Milani e mori shpejt goditjen e parë. Ciro Immobile shënoi pa u mbushur gjysmë ore lojë (25') dhe që aty u pa se "Djalli" do të vuante. 100 gola si lacial për sulmuesin italian!

Milani, sidoqoftë, e mori veten shpejt dhe arriti të reagojë pas 3 minutash, por vetëm për një gol barazimi, që u shënua nga mbrojtësi Bastos në portën e tij. Fat, por edhe meritë e presionit që bënë kuqezinjtë.

Në minutat e fundit të sfidës erdhi goditja e Lazios. Correa shënoi saktësisht në të 83', duke ndëshkuar Milanin dhe duke i dhënë skuadrës së tij 3 pikë super të vlefshme në kampionatin italian. Lazio kishte rreth 3 dekada pa fituar në "San Siro" dhe sonte ia arriti. Turp për Milanin!

Të fundit