Flash News

KRYESORE

Milani i pafat, Ronaldo i merr shijen e fitores në frymën e fundit

Milani i pafat, Ronaldo i merr shijen e fitores në frymën e fundit

Milani sonte ishte shumë pranë fitores në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Italisë ndaj Juventusit, por rezultoi i pafat duke barazuar 1-1.

Një gol nga anësori Rebic në minutën e 60-të bëri Milanin të ëndërronte për një triumf, por në minutat e fundit Ronaldo barazoi duke shënuar me penallti. Sfida mes dy ekipeve legjendare italiane në "San Siro" ishte shumë e luftuar, me faulle të ashpra dhe numër të madh kartonësh.

Theo Hernandez u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 71-të, duke ia vështirësuar ndeshjen Milanit. Juventusi arriti të barazojë në sekondat e fundit.

Episodi i golit të  bardhezinjve nisi me një roveshate të Ronaldos, topi u ndalua në dorën e Calabrias dhe portugezi fitoi penallti, të kthyer lehtësisht në gol.

Të fundit