Flash News

KRYESORE

Miqësi vetëm sa për qiriun në Kish` të Laçit, apo Marina dhe Eraldo do kenë një projekt në Klan?

Miqësi vetëm sa për qiriun në Kish` të Laçit,
Këtë vit, Marina Vjollca ishte jashtë projekteve televizive dhe shumë media kanë shkruar për arsyen e largimit të saj. Ku shumë prej aludimeve ishin se ishte Getoari ai që nuk e ka lejuar Marinën të jetë pjesë e emisioneve televizive. E në fakt këtë, reperi e hodhi poshtë kur ishte i ftuar në emisionin "Xing me Ermalin". Ai tha se Marina kërkon që atë që do bëjë të jetë perfekte ndryshe nuk e merr përsipër fare. Por i ftuar sot në "Klubin e Mëngjesit", Eraldo Rexho, kryeredaktor i Revistës “Who” ka hapur dyshime se mes tij dhe Marinës mund të ketë një bashkëpunim për një projekt televiziv lidhur me këngëtarët shqiptarë. Kur Suada Daci e pyet Eraldon nëse do të punojë në Tv Klan ndonjëherë meqë asnjëherë nuk e kemi parë aty, ai tha:

"Po, do të jem në Klan në shtator, për diçka që ka lidhje me këngëtarët shqiptarë.”

Pas kësaj, Flori e pyet  nëse ai do të punojë në projektin e përfolur të Marinës meqë i ka parë shpesh bashkë në Instagram, Eraldo tha: “Me Marinën jam takuar se kemi shkuar në Kishën e Laçit për të ndezur një qiri."  

Të fundit