Flash News

KRYESORE

Moderatorja shqiptare tregon se si tentuan të abuzojnë me të në moshën 15-vjeçare

Moderatorja shqiptare tregon se si tentuan të abuzojnë me të
Përdhunimi i 15-vjeçares nga roja i shkollës ka bërë që të dalin shumë histori të tjera ndër vite që kanë ndodhur kudo në Shqipëri. Së fundi, një nga vajzat e Pop Culture, Anxhela Baxhija ka rrëfyer një histori gjatë adoleshencës së saj, kur dikush e ka ndjekur me vrap në lagje. Ajo tregon se askush nuk e ndihmoi por, ajo vetë ndaloi dhe nisi të bërtiste duke thënë se e kishte të atin efektiv policie.

“Kjo javë për mua ka qenë e tmerrshme sepse më është kujtuar edhe një histori e imja. Kur kam qenë 15 vjeç kanë tentuar të abuzojnë me mua. Më kanë ndjekur me vrap në lagje teksa kam dalë për në dyqan të blija një salcë makaronash siç më porositi ime më. Në momentin që dal nga dyqani ndjej hapa që vinin drejt meje, së pari mendova se ishte person i lagjes që po shkonte në shtëpi gjithsesi i shpejtova hapat e mi. Më pas kuptova që ky njeriu jo thjesht shpejtoi hapat njësoj si unë por nisi një vrap të lehtë. Nuk dija ç’të bëja, ndalova dhe po bërtisja por asnjeri në rrugë nuk ktheu kokën të shihte ç’po ndodhte dhe pse një vajzë 15 vjeç e veshur me T-shirt dhe një palë tuta po bërtiste si e çmendur në lagje. Gjithçka që më erdhi ndërmend ishte: Zhduku se do të thyej këtë qelqin në kokë dhe largohu se kam babin polic, ndërkohë që babi nuk ishte polic”-ka treguarajo.

 

Të fundit