Morën pjesë në protestën e opozitës, Erion Veliaj shkarkon zyrtarët e lartë të bashkisë së Tiranës

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka marrë sot vendimin për të shkarkuar nga detyra nënkryetaren Kozeta Mesitin dhe drejtorin e tregjeve, Sokol Hysën. Mesiti dhe Hysa ishin emëruar në këto funksione si propozime të PDIU-së.

Më 16 shkurt, ata u panë teksa merrnin pjesë në protestën e opozitës së bashku me zyrtarë të tjerë të kësaj partie. Ndërkohë, PDIU njoftoi së fundmi se e mbështet vendimin e opozitës parlamentare për të djegur mandatet e deputetëve.

Këto vendime që të partisë që drejtohet nga Shpëtim Idrizi kanë sjellë ndarjen përfundimtare me kryebashkiakun Veliaj, i cili ndodhet tashmë në bashki vetëm me mbështetjen e Partisë Socialiste dhe pa asnjë aleat.