Flash News

KRYESORE

Moti i keq ‘mbërthen’ edhe Shqipërinë, stuhi të forta përfshijnë plazhet e Jugut

Moti i keq ‘mbërthen’ edhe Shqipërinë, stuhi të

Moti i keq me shira të dendur dhe erëra të forta kanë përfshirë gjatë orëve të fundit edhe vendin tonë.

Më të prekura janë zonat në jug të vendit, kryesisht turistike dhe ato bregdetare. Kështu, dëme ka patur nga stuhia e fortë në qytetin e Sarandës. Po ashtu, nga stuhia janë përfshirë edhe Ksamili, Orikumi, ndërsa në Vlorë disa lagje u përmbytën për shkak të reshjeve intensive.

Nga moti i keq pati bllokim të punës edhe në pikën kufitare të Kakavijës. Shkak është bërë rrëzimi i një peme nga era e fortë, duke bllokuar aksin ndërkombëtar të Greqisë.

Fatmirësisht, kjo situatë ka shkaktuar vetëm dëme materiale dhe jo të lënduar në njerëz.

Të fundit