Flash News

KRYESORE

"Na e vranë performancën", këngëtarja kritikon Eurovizion

Kseniya Simonova, një artiste ukrainase e cila është vlerësuar në “America’s Got Talent” këtë vit, ka kritikuar me tone të ashpra regjinë për lojën e kamerave gjatë provave për gjysmë- finalen e dytë, ku Moldavia performoi e treta këngën “Stay”.

Përmes një statusi në Facebook, ajo ka shkruar:

“E ç’mund të them.

Ç’të them për këtë foto? Shikojeni fytyrën time. Më mirë ta kyçësh gojën. Është hera e katërt që askush s’i merr në konsideratë ankesat tona dhe mund të them se xhirimi i sotëm ishte skandal! Ekipi i teknologjisë në Eurovision e pranuan se kishin bërë gabime me ne, por hej… Edhe çfarë pastaj? Nuk kam parë as edhe një plan të vetëm normal të performancës së Moldavisë. Na e vranë performancën- kamerat, dritat dhe prerjet. Asgjë nuk kishte lidhje me atë çfarë ua kemi shpjeguar 100 herë. Siç e dini, nuk është hera ime e parë në Eurovision dhe tani që e krahasoj me Düsseldorf-in, na e shkatërruan shfaqjen!"

Të fundit