Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Një tjetër artistë i madh është larguar sot nga jeta. Sipas News 24, artisti i madh Gaqo Çako është ndarë sot në mbrëmje nga kjo botë në moshën 83-vjeçare.
I vlerësuar me titullin e lartë “Nderi i Kombit” nga ish Presidenti Bujar Nishani, Çako ishte një nga kolosët e skenës operistike shqiptare, me një kontribut të jashtëzakonshëm në historinë e Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor.
Artisti i popullit është cilësuar si tenori legjendar i operës shqiptare. Tenor i roleve të para të repertorit të gjerë operistik, këndoi pa ndalur për tri dekada me radhë në skenën e madhe të operës shqiptare, duke e ngritur atë në nivelet më të larta.
“Traviata”, “Bohema”, “Rigoleto”, “Norma”, si dhe operat shqiptare “Mrika” e Prenk Jakovës, “Lulja e kujtimit” e Kristo Konos, “Pranvera” e Tish Daisë, “Heroina” e Vangjo Novës, “Skënderbeu” i Prenk Jakovës, “Komisari” i Nikolla Zoraqit, “Zgjimi” i Tonin Harapit, “Toka e jonë” e Pjetër Gacit, kulmuan me performancën e mjeshtrit të vokalit Gaqo Çako.
Artisti i popullit është i njohur dhe në skenat italiane, ku ai ka mbaruar konservatorin e Santa Cecillias. Edhe pse vlerën më të madhe ai e pati në interpretimet e roleve operistike, ai u popullarizua nëpërmjet këngës, veçanërisht atyre të Festivaleve të Radios dhe Televizionit.