Flash News

KRYESORE

Ndahet nga jeta një tjetër mjek i njohur shqiptar, kolegu i dedikon një mesazh prekës

Është ndarë nga jeta një tjetër mjek me përvojë në mjekësinë shqiptare.

Bëhet fjalë për mjekun nefrolog-internist, Arqile Gjikondi. Lajmin e trishtë e ka dhënë kolegu i tij, mjeku Tritan Kalo në rrjetet sociale.

“Të qoftë i lehtë dheu Dr. Alqi Gjikondi... Në momentet e fotos sonë të fundit të bërë disa javë më parë te “Fresku”, unë kurrë nuk e mendoja se vjen kjo ditë, dhe ti do të largohesh prej nesh fizikisht, kolegu dhe miku ynë i shtrenjtë... Kemi nisur së bashku një rrugëtim shumë të gjatë prej 1 Shtatorit 1976 në bankat e Fakultetit të Mjekësisë dhe pas Diplomimit në 30 Qershor 1982, duke ecur me përkushtim, profesionalizëm dhe mirëdashje pa anë nëpër labirintet e përkujdesit shëndetësor ndaj popullit, rrugëtim që do dëshiroja ta vijonim së bashku edhe më tej... Dr. ALQI GJIKONDI, kurdoherë ishe, je dhe do të mbetesh në mendjet dhe zemrat tona, i urti, i mençuri, i qeshuri, gojëmjalti, bashkëshorti e prindi shembullor, mjeku pasionant e miku ynë i shtrenjtë…..R.I.P.!!!”, shkruan Kalo.

Po ashtu, dy ditë më parë u nda nga jeta edhe mjeku i njohur pediatër, Dr Thoma Kristo.

Të fundit