Flash News

KRYESORE

Ndahet nga jeta parakohe mjekja stomatologe, drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Barnave

Ndahet nga jeta parakohe mjekja stomatologe, drejtoresha e Agjencisë

Është ndarë nga jeta mjekja stomatologe Ina Thereska - Lala.

Mjekja u nda parakohe nga jeta në moshën 41-vjeçare si shkak i një sëmundje të rëndë. Lajmin e hidhur e ka shpërndarë në faqen e saj në rrjetet sociale edhe Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Barnave, ku e ndjera ishte drejtoreshë e këtij institucioni.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen e parakohshme nga jeta pas një sëmundje të rëndë të Dr. Ina Thereska - Lala.

Dr. Ina Thereska - Lala lindi më 18 Nëntor 1978. Studimet e mesme i kreu pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, nga viti 1993 – 1997 me rezultate te shkëlqyera, më pas ndoqi studimet e larta në Fakultetin e

Mjekësisë, dega Stomatologji ku dhe u diplomua me rezultate shumë të larta në vitin 2003. Pas përfundimit të studimeve, punoi si mjeke pranë këtij fakulteti dhe ne vijim si pedagoge e jashtme për 10 vjet.

Nga viti 2007 - 2019, ka punuar në pozicion drejtues pranë Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Barnave. Largimi nga jeta i te ndjerës Ina le pas një humbje të madhe për familjen, kolegët, studentët, pacientët dhe cilindo tjetër që ka pasur fatin ta njohë”, shkruan Agjencia.

Të fundit