Flash News

KRYESORE

Ndërron jetë aktori i serialit "Dashuri e Ndaluar"

"Dashuri e Ndaluar" është një nga serialet më të ndjekura turke që është transmetuar edhe në Shqipëri. Aktori që luante në këtë serial, Recep Aktug, ka ndërruar jetë ditën e sotme, pas një sëmundjeje të rëndë, në moshën 65-vjeçare. Ky lajm është bërë me dije për fansat dhe ndjekësit e tij, nga vajza e aktorit, e cila përmes një postimi në Twitter, tregon se ka humbur personin më të rëndësishëm për të. Në serialin "Dashuri e Ndaluar", aktori ka luajtur rolin e Hilmiut.

Të fundit