Flash News

KRYESORE

Në arrati pas falsifikimit të dokumenteve, përfundon seanca e parë për Kajmakun; Prokuroria pranon provat

Në arrati pas falsifikimit të dokumenteve, përfundon seanca e

Ka përfunduar seanca e parë për ish-kreun e Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku, i cili ndodhet ende në arrati nën masën “arrest me burg” në mungesë, pas akuzave për  “falsifikim të vulave dhe formularëve”, “falsifikim i dokumenteve zyrtare” dhe “kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij”.

Gjykata Penale e Tiranës ka pranuar provat e dorëzuara nga Prokuroria dhe avokatët e ish-zyrtarit, ndërkaq pritet zhvillimi i seancës së radhës në 18 qershor, ora 10:00.

Mësohet se, në seancën e 18 qershorit do të merren në pyetje dëshmitarët Gentian Picari, Laureta Omeri dhe Hekuran Brahimaj.

Kujtojmë se, ish-kreun e Bashkisë së Vorës, Kajmaku u denoncua nga Partia Demokratike për fshehje të dënimit në formularin e Dekriminalizimit, pasi nën emrin Jorgo Tota ai ishte dënuar në Greqi për falsifikim parash. Pas hetimeve dhe verifikimeve nga Prokuroria, akuzat e opozitës rezultuan të vërteta, duke bërë që KQZ ta shkarkojë atë nga detyra e kryebashkiakut.

Të fundit