Flash News

KRYESORE

Në shenjë mirënjohje, Hillary dhe Bill Klinton dërgojnë 400 pica stafit mjekësor afër shtëpisë së tyre

Në shenjë mirënjohje, Hillary dhe Bill Klinton dërgojnë
Çifti Hillary dhe Bill Klinton kanë porositur 400 pica dhe i kanë dërguar në spitalin në Westchester, që ndodhet afër zonës së tyre, të mërkurën në mbrëmje. Me këtë gjest, çifti Klinton ka dashur të falënderojë ata që ndodhen në vijën e parë në luftën me COVID-19. Mjekët dhe infermierët janë ndjerë shumë të lumtur për këtë, më shumë nga gjesti sesa nga fakti i ushqimit. Të shumta kanë qenë mesazhet dhe postimet duke falënderuar çiftin Klinton dhe kanë shprehur mirënjohje.

Të fundit