Flash News

KRYESORE

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës tregon për punën e bërë pas tërmetit

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës tregon për punën

Nënkryetari Arbjan Mazniku deklaroi se Bashkia e Tiranës me institucionet përkatëse, po vijon punën në terren për të dokumentuar dhe riparuar të gjitha dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 21 shtatorit.

Ai shtoi se ky tërmet ishte më i madhi i regjistruar në Tiranë dhe në vendin tonë në 30-40 vitet e fundit.

“Për fat të mirë nuk kishim probleme në jetë njerëzish. Problemet janë të limituara në dy kategori, kryesisht në shtëpitë e vjetra në zonat rurale, ndërsa 143 shtëpi janë të pabanueshme. Kemi problemet në ato banesa që janë bërë me shtesa. Po ndjekim rast pas rasti që problemet e shkaktuara nga tërmeti të riparohen sa më shpejt. Ka pasur një seri ndihmash nga vendet ndërkombëtare. Ndihmat kanë shkuar në vend dhe kjo është shumë e sigurt. Ka pasur një gatishmëri të madhe edhe nga bizneset e Tiranës”-tha Manziku në News 24.

Të fundit