Flash News

KRYESORE

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës vihet në siklet nga gazetari: Përgjigju ore, u lava me kanoçe

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës vihet në siklet nga

Në emisionin “Top Show” pati një debat midis nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Arbjan Maznikun dhe gazetarit Arjon Sulo.

Tema e debatit ishte për lajmin e rremë, nisur nga rasti i “Syri.net”, që përhapi një informacion të pavërtetë, nga ku dolën në rrugë kryeqytetasit, nga frika e rënies së një tërmeti.

Në momentin që në studio po diskutohej në lidhje me reagimin e kryeministrit Edi Rama që e quajti portalin në fjalë ‘kriminel’.

“Nuk ja hiqni dot të drejtën kryeministrit të dalë dhe të përgënjeshtrojë një lajm të rremë. S’bëhet kjo gjë…”– tha Mazniku, por i ndërpreu fjalën.

“O nënkryetar i bashkisë, kam dalë pa ujë nga shtëpia o zotëri…Mazniku, o nënkryetar i bashkisë, më jep ore përgjigje se u lava me kanoçe,”- i tha Sulo Maznikut, duke risjellë në vëmendje problemin që po kalon kryeqyteti.

Të fundit