Flash News

KRYESORE

Nënshkruhet marrëveshja e Shengenit Ballkanik, Rama: Mësuam të veprojmë pa pritur më shumë nga të tjerët

Nënshkruhet marrëveshja e Shengenit Ballkanik, Rama: Mësuam

Kryeministri Edi Rama, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev zhvilluan sot një konferencë për shtyp pas një takimi trepalësh.

Ata kanë nëshkruar në Novi Sad marrëveshjen për lëvizjen e lirë të mallrave e njerëzve.

Në konferencën për shtyp, kryeministri Rama theksoi rëndësinë e këtij takimi, me theksin se kjo marrëveshje është një hap me rëndësi për një proces gjithëpërfshirës.

“Falenderoj Vuçiç dhe Zaev pasi ky takim pati një domethënie të madhe. Ky takim nuk ka ardhur nga hiçi, por është një hap për një proces gjithëpërfshirës. Ka një rrugë që na ka sjellë këtu.

Kemi mundur të mësojmë se duhet të bëjmë më shumë pa pritur më shumë nga të tjerët. Në funksion të njerëzve tanë, të lëvizjës së lirë, lëvizjes së mallrave. Mjafton një shembull të kuptosh sa e nevojshme është të shtysh përpara. Kjo nuk duhet të na pengojë që të mos bjemë dakort për këto çështje. Ne duhet të dakordësohemi për atë që na  bashkon. Në shqip ne kemi një proverb, i zoti e nxjerr gomarin nga balta”-tha Rama.

Të fundit