Flash News

KRYESORE

Nëse nuk bëni palestër, të paktën mos përdorni këto justifikime

Pas karantinës dhe më pas pushimet, secili nga ne ka ankesa [për kilet e tepërta, ndonëse dikujt karantina i shërbeu të dobësohej.

Pothuajse 7 nga 10 italianë (71%), në të vërtetë heqin dorë nga palestra në dhjetor dhe pranojnë se janë të gatshëm të rikthehen vrullshëm në janar! Ky është një studim i shoqatës NutriMente i promovuar nga GetFIT dhe ndër arsyetimet më të njohura për të mos shkuar në palestër janë edhe disa që dominojnë ndër të tjera.

Këtu janë 10 justifikimet më të zakonshme për ta që nuk bëjnë palestër:

1- Nuk kam kohë të mjaftueshme - 73%

2- Jam shumë e lodhur - 69%

3- Palestra kushton shumë - 65%

4- Palestra më mërzit - 60%

5- Nuk dua ta lë macen/qenin tim vetëm në shtëpi - 59%

6- Është shumë e ftohtë/ngrohtë për të lënë shtëpinë dhe për të shkuar në palestër - 50%

7- Jam shumë e uritur për të shkuar në palestër menjëherë pas punës - 45%

8- Nuk dua të kem peshën e çantës gjatë gjithë ditës - 43%

9- Unë tashmë kryej aktivitete të tjera fizike - 39%

10- Ndihem shumë jashtë mode për t'u stërvitur në palestër- 36%

 

Të fundit