Flash News

KRYESORE

Nëse nuk po e respektoni distancimin social, e bëjnë këpucët anti-COVID për ju

Një këpucar rumun ka sjellë një risi sa i përket situatës së distancimit social prej virusit vdekjeprurës COVID-19.

Duke parë se shumë njerëz me dashje ose jo nuk e zbatojnë këtë rregull ai ka prodhuar një lloj të ri këpucësh me zgjatime përpara përtej normales për parandaluar afrimin mes njerëzve duke parandaluar kështu sipas tij përhapjen e koronavirusit.

Këpucari quhet Grigore Lup dhe është nga qyteti i Cluj dhe krijimi i tij ka një sens logjik, por aspak estetik pasi këpucët fillojnë nga numri 75 dhe janë me të vërtetë të vështira për të ecur.

Të fundit