Flash News

KRYESORE

Nëse vërtetohen akuzat e PD, sa vite burg rrezikon Pjetri

Nëse vërtetohen akuzat e Partisë Demokratike, kryebashkiaku në pritje i PS, Valdrin Pjetri rrezikon 6 deri në 4 vite burg, pasi ka gënjyer në formularin e vetëdeklarimit.

Në dokumentet e bërë publik nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi, Pjetri rezulton i dënuar me 18 muaj burg dhe 1000 euro gjobë nga Gjykata e Firencës për trafik droge. Sipas nenit 5 të ligjit të Dekriminalizimit, fshehja e dënimit në formularin e dekriminalizimit përbën vepër penale:

Formulari i vetëdeklarimit plotësohet vetëm nga personi që është subjekt i këtij ligji. Deklarimi i rrethanave të rreme ose të shtrembëruara përbën vepër penale, sipas nenit 190 të Kodit Penal”.

Kjo vepër, sipas Kodit Penal “dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet” . Në formularin e vetëdeklarimit të depozituar në KQZ, mohon të ketë qenë i dënuar apo i vënë nën hetim nga autoritetet e huaja.

Të fundit