Flash News

KRYESORE

New Europe: Vlahutin të largohet sa më shpejtë nga Shqipëria, po bën fushatë për PS-në

New Europe: Vlahutin të largohet sa më shpejtë nga

New Europe ka publikuar një artikull për krizën politike në Shqipëri dhe rolin që po luan ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin. Në artikull theksohet se opozita nuk pranon të marrë pjesë në zgjedhje për shkak të ndikimit të madh që pritet të kenë paratë e drogës.

Në këtë situatë, ku vendi është mbuluar nga droga, sipas kësaj medie, Brukseli ka shumë pak informacion pasi Vlahutin po tregohet e njëanshme.

“Diskriminimi i Ambasadores së BE-së në Tiranë është shumë i kritikuar jo vetëm nga partitë opozitare, por edhe nga misionet e tjera diplomatike”, shkruan New Europe, ndërsa thekson se në Tiranë, zyrtarët e huaj po kërkojnë jo vetëm largimin e Vlahutin, por edhe të përfaqësuesve të tjerë në zyrën e BE-së.

“Është shumë e pakuptimtë që nga njëra anë Parlamenti Europian shpenzon kohë dhe përpjekje për të bashkuar qeverinë dhe opozitën në Shqipëri për të arritur një marrëveshje për zgjedhje të lira dhe nga ana tjetër drejtuesja e Misionit Diplomatik të BE-së në mënyrë të hapur bën fushatë në favor të Partisë Socialiste që drejton vendin”, shkruhet në fund të artikullit.

Të fundit