Flash News

KRYESORE

Nga makina e një këngëtareje të njohur deri te biznesi i prishur, detajet e vrasjes së pengut Jak Prenga

Nga makina e një këngëtareje të njohur deri te biznesi i

Shkaku i rrëmbimit dhe më pas vrasjes së Jak Prengës është përplasja për një sasi të madhe kokaine. Personat të cilët morën peng 49 vjeçarin janë pjesë e një organizate mjaft të fuqishme, e cila vepron në Angli, disa shtete të BE-së, ka njerëzit e vet në Ekuador, si edhe në Shqipëri, raporton Top Channel.

Duhet thënë se shteti i Ekuadorit në Amerikën Latine, është një ndër prodhuesit kryesorë të kokainës, e cila më pas dërgohet në Evropë. Në hetimet e policisë kanë marrë pjesë edhe autoritetet britanike, ndërkohë që edhe në ishull pritet që të ketë reagime, për të goditur personat e përfshirë në këtë ngjarje.

Duket se shkak i kësaj ngjarjeje është mospërfundimi i marrëveshjes mes palëve. I vëllai i viktimës, A.P duhej që të dorëzonte një sasi kokaine, por ai nuk e bëri këtë gjë.

Detyra e tij ishte që të nxirrte një sasi prej 280 kg kokaine, e fakti që nuk e respektoi paktin, bëri që organizata të hakmerrej.

Makina e përdorur për rrëmbimin e 49 vjeçarit, gjithashtu ishte e vjedhur, e me targa të vjedhura. Ajo i përkiste një këngëtareje të njohur. Sipas Top Channel, Prenga u fut i gjallë në resort, por u nxor pa shenja jete, e më pas trupi i tij u zhduk.

Policia njoftoi se për këtë ngjarje ka arrestuar shtetasit L. H., 35 vjeç, banues në Shijak, i dënuar më parë; O. T., 36 vjeç, banues në Shijak; E. H., 32 vjeç, banues në Shijak dhe B. H., 64 vjeç, banues në Shijak.

Të fundit