Flash News

KRYESORE

Një ish-mundës, mbret i Hollywood-it; Dwayne Johnson aktori më i paguar në botë

Një ish-mundës, mbret i Hollywood-it; Dwayne Johnson aktori më i
"The Rock" është ende duke qëndruar i gjatë në majë të Hollywood-it. Dy dekada më parë, nëse do t`u kishit thënë njerëzve se një ish-mundës do të bëhej mbreti i Hollywood-t, do të kishit qeshur. Por ky është realiteti. Pas 20 vitesh punë ne Los Angeles si aktor, ylli në gjysmë-pension, Dwayne Johnson që njihet dhe si "The Rock" është shpallur sërish si aktori më i paguar në botë me 89.4 milionë dollarë. "Forbes" së fundmi ka publikuar listën e saj për të ardhurat e të famshmëve për vitin 2019 dhe pavarësisht se u vendos në numrin 15, Johnson është akoma aktori me pagë më të lartë në botë. Ndërsa Taylor Swift qëndron në krye të listës, ajo kryesisht i bën paratë e saj si muzikante. Aktori tjetër që vjen në radhë, është Chris Hemsworth në vendin e 24-të me 76.4 milionë dollarë. Dëayne Johnson ka luajtur në një sërë filmash si "The Fast and Furious", Jumanji ( dy filma) e shumë e shumë role të tjera.
 
View this post on Instagram
 

In 3 DAYS - @hobbsandshaw In theaters THIS THURSDAY 🌎🥃

A post shared by therock (@therock) on

Të fundit