Flash News

KRYESORE

Një vend bosh në Gjykatën Kushtetuese, garojnë 6 kandidatë

Një vend bosh në Gjykatën Kushtetuese, garojnë 6

Kuvendi i Shqipërisë rihapi garën për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, pas shkarkimit nga vetingu të gjyqtarit Fatos Lulo, sepse nuk justifikoi pasurinë.

Ditën e sotme Kuvendi publikoi emrat e gjyqtarëve që kanë bërë kërkesën e tyre dhe kanë dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm për këtë pozicion .

Për këtë pozicion garojnë: Ardita Buna Alsula, Ded Kasneci, Klodian Rado, Regleta Panajoti, Shaqir Hasanaj dhe Vjosa Bodo Mujo.

Aktualisht Gjykata Kushtetuese ka vetëm një anëtar, Vitore Tushën, ndërsa duhet që të ketë 9. Ky është institucioni gjyqësor më i lartë në vend, që ka për detyrë të interpretojë Kushtetutën.

Të fundit