Flash News

KRYESORE

Nju Jork/ Vuçiç thumbon Thaçin: Do e takoja sikur mos të shëtiste korridoreve

Nju Jork/ Vuçiç thumbon Thaçin: Do e takoja sikur mos

Liderët e Ballkanit Perëndimor ndodhet në Nju Jork në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të bashkuara, ku temë kryesore janë ndryshimet klimaterike.

Në këtë mbledhje, drejtuesit e shteteve të ndryshme e kanë shfrytëzuar edhe për të zhvilluar takime mes tyre e për të folur në lidhje me problemet apo bashkëpunimet në të ardhmen.

Në Nju Jork gjenden edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic dhe ai i Kosovës, Hashim Thaçi. takimi mes tyre pritet nga drejtuesit e shteteve të tjera, të cilët në javët e fundit kanë bërë thirrje për bisedime dhe zgjidhje të konfliktit mes të dyja vendeve.  Por takimi mes të dyve ende nuk ka ndodhur, ndërsa lideri serb nuk i kurseu ironitë për mosrealizimin tij.

“Sido që të jetë, Thaçi njësoj si edhe Jeremiç shëtit korridoreve në Nju Jork”, tha Vuçiç.

Për takimin me kancelaren gjermane, Angela Merkel, Vuçiç tha se një prej temave kryesore ishte dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Sipas tij Bashkimi Evropian dhe në veçanti Gjermania dëshirojnë dhe insistojnë në gjetjen e një zgjidhjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Nuk ka dyshim se Evropa dëshiron ta zgjidhë problemin dhe se Gjermania do të këmbëngulë për një gjë të tillë. Ndërkombëtarët presin që ne të flasim, dhe të flasim derisa të arrijmë një zgjidhje”, shtoi ai.

Vuçiç zbuloi se në Nju Jork takoi edhe kryeministrin e Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Të fundit