Flash News

KRYESORE

Noka për deputetët që morën mandatet: Opozita janë institucionet e opozitës, ata që po blen Rama janë thjesht numra

Noka për deputetët që morën mandatet: Opozita janë

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike Flamur Noka iu përgjigj sot interesimit të mediave vendore në Shkodër, lidhur me deputetët e “opozitës së emëruar”.

“Opozita janë institucionet e opozitës. Opozita është bërë njësh me qytetarët. Edi Rama ka blerë votat dhe siç po blen votat, po blen edhe deputetë. Ata janë numra, sepse votën e qytetarëve e përfaqëson opozita, e cila është me qytetarët dhe ka braktisur atë institucion i cili për fatin e keq nuk është një institucion i cili përfaqëson qytetarinë shqiptare, por është një institucion i cili përfaqëson bandat dhe krimin e organizuar. Kjo ka qenë një nga arsyet kryesore pse ne nuk mund të pranojmë të rrimë aty, me përfaqësuesit e bandave, me përfaqësuesit e korrupsionit, me përfaqësuesit e krimit”, u shpreh Noka nga Shkodra.

Më tej ai shtoi se opozita përfaqëson vullnetin e qytetarëve.

“Dhe këto dy vullnete nuk mund të rrinë bashkë. Kjo është arsyeja pse ne jemi sot këtu, kjo është arsyeja pse ne sot i bëjmë thirrje shqiptarëe të përmbysin këtë regjim, i cili po mundohet të blejë gjithçka. Dhe këto blerje të numrave, se ata nuk quhen deputetë, janë blerje me para droge, krimi”, u shpreh më tej Noka.

I pyetur nëse ka një koment për qëndrimin e Rudina Hajdarit, e cila gjithashtu u rreshtua në krah të këtyre zërave, Noka tha: “Zonja Hajdari ka folur vetë për veten e vet, si çdokush tjetër. Sot çdokush flet me gjeste dhe me veprime. Të rreshtohesh në krah të Edi Ramës do të thotë se je në anën e gabuar të historisë. Po të ishte Azem Hajdari vetë, të jeni të sigurtë se nuk do të rreshtohej kurrë në krahun e tyre”.

Të fundit