Flash News

KRYESORE

Nuk e futën në lisën e kandidatëve për deputet, flet deputeti socialist: Çfarë sajoi Rama për shkarkimin tim - Politiko.al

Nuk e futën në lisën e kandidatëve për deputet, flet

Pas statusit të kreut të Libras, Ben Blushi ku shkruante se deputetët të cilët nuk u përfshinë në listat e kandidatëve, hoqën dorë nga ‘Rilindja’ si njerëz që nuk miratuan kanabizimin e Partisë Socialiste, ka reaguar socialisti, Vladimir Kosta.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, Kosta shkruan se Rama e hoqi pa asnjë arsye nga lista e kandidatëve për deputetë dhe sajoi një intrigë.

Deputeti paralajmëron pas shkarkimit do të publikojë materiale që tregojnë se si Rama poshtëroi 27 deputetë.

Reagimi i Vladimir Kostës:

Përshëndetje zoti Blushi , Rama më hoqi pa asnjë arsye dhe fare pa keqardhje, dhe më e keqa është se sajoi një intrgë të radhës , Për të gjithë miqtë e mi dhe për socialistët në mbarë Shqipërinë , unë nesër do postoj një status se si ky “shok” grupi poshtëroi 27 deputet Socialistë . Partia e Ramës është partia e drejtorëve. Dhe këta deputet që hoqi nuk i janë futur kurë në mes të kësaj partie!

Të fundit