Flash News

KRYESORE

Nuk i dha dorën Merkel, ministri i Brendshëm gjerman sërish vetëizolohet në shtëpi nga Covid-19

Nuk i dha dorën Merkel, ministri i Brendshëm gjerman sërish

Ministri Federal i Brendshëm gjerman do të duhet të qëndrojë në shtëpi për një kohë.

Ministri i Brendshëm gjerman Horst Seehofer (CSU) nuk erdhi në Berlin në fillim të javës sepse një pjesëmarrës në mbledhjen e Ministrave të Brendshëm të BE-së u tha se kishte takuar një person të infektuar me coronavirus javën e kaluar.

Zëdhënësi i Ministrit Steve Alter, tha të hënën se Seehofer do të qëndrojë në vendbanimin e tij në Ingolstadt për momentin, ashtu si edhe të gjithë anëtarët e delegacionit gjerman

Në Tëitter, zëdhënësi i ministrit tha se Seehofer dhe personi i kontaktit kishin qenë në të njëjtën dhomë gjatë një takimi. Ministrat e brendshëm të BE diskutuan situatën e tensionuar në kufirin turko-grek në një takim të veçantë në Bruksel të mërkurën e kaluar.

Kujtojmë se në shtëpi janë vetëizoluar edhe zyrtarë të tjerë si David Sassoli, presidneti i PE, Nicola Zingaretti, kreu i PD në Itali, presidenti i Portugalisë etj.

https://politiko.al/video-frika-nga-coronavirus-ministri-refuzon-ti-shtrengoje-doren-angela-merkel-si-reagon-kancelarja/

Të fundit