Flash News

KRYESORE

OFL zbret edhe në Durrës, synimi është kontrolli i makinave të luksit

OFL zbret edhe në Durrës, synimi është kontrolli i makinave

Policia e Shtetit dhe strukturat e OFL-së vazhdojnë "turin" e kontrolleve nëpër qytete. Sot ato kanë zbritur dhe në Durrës, ku po bëjnë kontrolle në rrugë dhe po shohin gjithashtu makinat e luksit.

Forca të shumte policie kanë vijuar të bëjnë kontrolle edhe në disa qytete të tjera shqiptare. Deri tani janë shoqëruar dhjetëra persona dhe janë sekuestruar po ashtu disa makina luksi, për të cilat dyshohet se personat i kanë blerë me para që nuk i justifikojnë dot.

Reagimi i qytetarëve për këto kontrolle ka qenë edhe pro, edhe kundër. Ka shqiptarë të cilët e përgëzojnë OFL-në për aksionin që po ndërmerr, por ka edhe nga ata të cilët nuk shohin logjikë në kontrollin e makinave të luksit pa asnjë indicie.

Të fundit