Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Aeroporti, hotelet dhe alpinisti: Si Shqipëria ngrihet kundër vetes
Alfred Lela
Shqipëria u bë me aeroport në vitin 2005. Them ‘u bë’ për të ngritur dallimin mes një barake në mes të një fushe, përreth së cilës kullosnin lope, që shërbente si aerodrom deri atëherë, dhe një projekti modern, që edhe pse i vogël në parametra ishte i respektueshëm. të paktën estetikisht dhe higjenikisht. Prej javësh, diçka në atë ishull normal po noton drej anormalitetit. Formën e plotë do ta shohim kur të mbyllet ‘riformatimi’ i aeroportit, por disa ndërhyrje shqetësuese mund të vërehen që tani. Për shembull, shndërrimi në parko-sipas-dëshirës i hapësirës me bar që përkufizonte parkingun dhe trotuaret e aeroportit. Kjo vjen ose nga ideja për të fituar, pra kur nuk ka vende në hapësirën e dizajnuar administratorët lejojnë të parkohet përmbi trotuar dhe në bar, ose është futur në punë stili shqiptar ‘i fisit’. Pra, është prona jonë dhe ne, apo të afërmit e të preferuarit tanë, mund të parkojmë kudo.
Duhet mbajtur parasysh një gjë: edhe pse është nën menaxhim privat aeroporti është pronë publike dhe përfaqëson imazhin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Aq më shumë kur e kemi pagëzuar në emrin e një njeriu të mirë të fisit tonë, Shën Terezës.
Ciladoqoftë arsyeja, megjithatë, të kthyerit e makinave në drerë apo zëvendësuese të lopëve të dikurshme që kullosnin në apo përreth aeroportit, është një mjerim më vete. Ka edhe një ndërhyrje tjetër gjithaq të ashpër, që ka të bëjë me ngushtimine hapësirave vertikale të aeroportit, më saktësisht uljen e kulmit (tavanit) të lartë deri dje, me sa duket me qëllimin e një kati të dytë. Tirana do të jetë së shpejti i vetmi aeroport në Europë me lartësinë dyshme-kulm sa ajo e një apartamenti tipik shqiptar. Për vende-pritjen shqiptare para udhëtimeve në lartësi, kubeja e qiellit, të cilën imitojnë të gjitha aeroportet e botës, do të bjerë së shpejti. Me sa duket nga ndërhyrja bruale me hekure e beton, Rinasi i së nesërmes do t’i ngjajë sallës së pritjes së të burgosurve në një institucion riedukimi amerikan.
Fatkeqësisht, aeroportin e ka nën menaxhim një grup i fuqishëm shqiptar, Kastrati, dhe duke qenë se në stemë ka Skënderbeun dhe në menaxhim një prej kartolinave të Shqipërisë, aeroportin e vetëm ndërkombëtar të saj, do të pritej prej bordit të kompanisë në fjalë që të shihte përtej hundës së shkurtër të përfitimve financiare dhe ta respektonte këtë simbol që i është dhënë në përdorim. Duke qenë se nuk është i tiji, si një apartament me qera, ai nuk mund ta kthejë më keq seç e ka marrë. Pritet madje ta kthejë më mire, sepse e ka marrë për të fituar, jo për sevap publik. Mbetet gjithashtu për t’u parë se si do të shfrytëzohen hapësirat që do të krijohen me ngushtimin e kubesë. Do të jenë ato në shërbim të konsumatorit shqiptar dhe të huaj që përdor aeroportin, apo më shumë hapësira tregtare.
Një rast i dytë që lidhet po me turizmin dhe sensin e biznesit të kapitalistit shqiptar është rritja stratosferike e çmimit të hoteleve në prag të ndeshjes finale të Europa Conference League, mes Romës dhe Fyenordit. Miq të huaj më kanë shkruar, dhe ndoshta edhe ndonjërit prej jush, thuajse me alarm për një rritje të çmimeve, e kuptueshme në raste të tilla, por jo në atë nivel. Ethja për të rritur çmimet e dhomava të hoteleve me 5 apo 4 yje, por nuk meritojnë me shumë se 3 apo 2, do të ketë efektin bumerang. I pari do të jetë kontrasti negativ mes cilësisë së dhomës dhe çmimit. Të huajt që vijnë për këtë rast në Tiranë janë tifozë futbolli, por jo budallenj. Ata e dinë se ky është një kurth tregtar në të cilin, edhe pse mund të pranojnë të bien nga halli nuk do ta mirëkuptojnë. Për pronarët e hoteleve kam një këshillë: ruani dhomat! Tifozë futbolli të mllefosur nuk kanë pse sillen mirë kur e dinë se janë manipuluar në çmim. Dhe nëse nuk sillen mire, pronarët e hoteleve nuk do të kenë kujt t’i ankohen. Të paktën publiku nuk do ketë dëshirë t’i dëgjojë (është, sigurisht, gjithmonë mundësia e imitimit të ‘trimërisë’ së Kokëdhimës së Bregut).
Rasti i tretë lidhet gjithashtu me turizmin, por ka një fund tragjik. Një alpinist gjerman ka humbur jetën përgjatë kalimit Valbonë-Theth. Ka rënë në greminë, në një ngjarje deri diku të ngjashme me atë ku jam përfshirë vetë para disa muajsh. Po e risjell ndodhinë sepse mora vesh nga të njohur në Valbonë se është kërkuar ndihma e Njësisë së Kërkim-Shpëtimit nga Kosova. Kjo pasi në mungesë të mjeteve dhe ekspertizës tanët nuk mundeshin ta gjenin alpinistin e rrëzuar. Është një skenë që më përsëritet para sysh, sepse e kam parë vetë para pak kohësh. Njësitet e specializuara mbërritën pas 7-8 orësh, ndërkohë që policitë e Komisariateve të Pukës dhe Mirditës pas pesë orësh. Këta të dytët nuk kishin asnjë mjet. Madje edhe të veshur ishin më keq se fshatarët e zonës. Këto janë vetëm episodike krahasuar me ato që kemi parë në tragjedinë e tërmetit, kur kërkohej nëpër rrënoja me sqepar. Megjithatë, pyetja mbetet: pse nuk kemi ne një forcë Shpëtim-Kërkimi të aftë dhe profesionale, e cila të na bënte të ndiheshim edhe krenarë edhe të sigurt? Nëse përgjigja është se jemi të varfër, kujtoni sa budalliqe bëhen çdo ditë me para publike, dhe sa të tilla shpenzohen në thuajse trille qeveritare për koncerte, festa e gjepura të ngjashme.
Këto tre raste, që ndodhën në harkun shumë të shkurtër të vetëm një jave, ma kujtuan dëshpërimin e vendit tim, një Shqipërie që ngrihet kundër vetes. Sepse, nuk e lënë të dalë mbi veten. Kjo do të kishte një çmim, i cili nuk paguhet sot dhe as dje, dhe nuk ka si jep fruta sot apo nesër.
Ai çmim përfundon gjithmonë si fitim në xhepin e dikujt.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38