Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
nga Ermir Xhindi
Ne jemi në luftë! Duket e ngutur, por më duhet ta them qysh në fillim. Ne e kemi të pamundur marrëveshjen. Shoqëria shqiptare është në luftë mes vetes, në një luftë kulturore të qëndrueshme e të pashmangshme, së cilës nuk mund t’i ikë. Siç kanë ardhur punët, këtu nuk mund të ketë armëpushim - kjo është njëlloj lufte, ku armëpushimi nuk i hyn në punë asnjërës nga palët. Nuk kanë kohë për të humbur. Që të jem i qartë, meqë përmenda luftën…
Sa po them e pse po e them, nuk është një dyfek më shumë në krah të njërës palë, pasi në këtë luftë te çuditshme të ndodh t’i ndërrosh palët, madje je i detyruar ta bësh, për të mos humbur veten. Në njëfarë mënyre, ky është njëlloj ndërmjetësimi, sado i pasigurt, mes atyre që ende nuk e dinë se e kanë humbur luftën me ata që gënjejnë veten me një fitore, për kuptimin e së cilës janë fare, po fare të pavetëdijshëm.
Do të përpiqem të jap një shpjegim, i cili nuk mund të mos jetë simbolik. Po, tekembamja, për aq sa vlen, simboli është shpirti i ndërmjetësimit në komunikim. Për sa ma rrok mendja, e shoh të përshtatshme për shoqërinë shqiptare, tezën e shkëlqyer të Louis Dumont-it në esenë e tij terheqëse mbi zanafillën e individualizmit modern, “Nga individi jashtëbotës, tek individi brenda-botës”, në kaptinën “Mbi ideologjinë moderne”.
Për të diturit e fushës në fjalë, mospërputhjet me rastin tonë janë të dukshme, mekanicizmi i shndrrimit simbolik është ulëritës, anipse për mua, parashtrimi i tij mbi individualizmin ia vlen të shqiptohet e të përdoret, veçmas në kontekstin e çështjes së identitetit te ne.
Shkurt, unë mendoj se në shoqërinë shqiptare ka një përplasje mes identiteteve individuale (të lira) dhe Eklesisë. Eklesinë e kuptoj në një segment që shkon bash me lëvizjen semantike të termit, nga kuptimi i tij i parë në greqishten e vjeter, përafërsisht si Kuvend e që në Testamentin e Ri u kthye në Kishë - bashkim i thirrur prej e në prani të Zotit.
Tekembramja, kam parasysh një Eklesi (Kishë) të një lloji të posaçëm, njëlloj institucioni ku identitetet e kanë humbur veçorinë e tyre - aty, themelor është identiteti i Eklesisë, fillimi dhe fundi për çdo identitet individual. Lënë mënjanë idiosinkrezinë apo pajtimin mbi të kuptuarin e individualizmit modern, Dumont-i sheh diçka të ngjashme me të, në individualizmin e të krishterëve të parë. Ai bën dallimin mes formës së tij të vjetër e të re. Çdo zhvillim të mundshëm të individualizmit e sheh të lidhur me fenë.
Dumont-i, i cili individin e sheh në dy gjendje, së pari, si “mostrën individuale të jetës njerëzore”, dhe së dyti, si “qenie morale, të pavarur, autonome dhe për pasojë thelbësisht jo shoqërore, që mbart vlerat tona më të larta”, e çmon njeriun njëkohësisht “individ në lidhje me Zotin” e për pasojë medoemos jashtë-botës e poashtu, brenda-botës, si pjesë e “vëllazërimit njerëzor”, për shkak të bashkimit te Krishti.
Sipas Ernst Trolçit, udhërrëfyes për Dymont-in, ka “individualizëm absolut dhe universalizëm absolut”. Në intervalin e marrëdhënies mes individualizmit absolut e universalizmit absolut, kryhet një dialektikë që e vendos “individin jashtë-botës” në marrëdhënie me botën, ku i pari, individi jashtëbotësor mishëron “mirënjohje dhe bindje ndaj rregullave të kësaj bote”, ndërsa bash aty, individualizmi jashtëbotësor e “nënshtron holizmin normal të jetës shoqërore”, si “vlerë më të lartë” që do të ushtrojë kësisoj, “trysni mbi elementin botësor antitetik…., jeta botësore do të molepset kështu nga elementi jashtëbotësor, derisa më në fund, heterogjeniteti i botës të fashitet plotësisht…”.
Lipset të kuptohet, po të ndjekim Trolçin, se individi jashtëbotësor ka njëlloj identiteti vetjak, të cilin e zhvillon në vetmi, në lirinë e konfidencës që ka me veten, përballë Zotit. Aty ai përgatit e përligj veten në njëlloj asketizmi vullnetplotë. Tjetri, individi a individualizmi brendabotësor, ka një identitet të lidhur me bashkimin në një Eklesi vlerash e bindjesh me sivëllezerit e tij.
Thelbi i pohimit të Trolçit është se sa më i kushtuar në asketizmin e vet, aq më i përfshirë në Eklesi është individi, aty ku ku bjerrja e identitetit të tij është e pakthyeshme. Gjithë sa ndodh më tej është një fabul e ndërlikuar lëshimesh e lëkundjesh mes këtyre joshjeve, individualizmit e universalizmit, po saktësisht e posaçërisht, aty, midis.
Duket se, ky individ mund të jetë njëkohësisht edhe jashtë botës edhe brenda saj (jashtëbots/brendabots, do t’i quante Kadare kë entitete!). Ai jeton me mëtimin e përsosjes dhe të shpresës. Streha e tij, megjithatë, mbetet marrrëdhënia asketike me veten, ndërsa siç e njofton Dymont-i, përmasa e tij brendabotësore ndërmjetësohet nga Eklesia. Kjo e fundit, nis e bëhet dorëzanë për kufijtë e qenies së tij shoqërore, për identitetin e tij moral e kulturor, bëhet shenjë e tij.
Kështu, nëpër atë urëz të brishtë që tundet e shkundet mes bregut të konfidencës me veten dhe pajtimit absolut me sivëllezërit, tok me individualizmin në udhën drejt universalizmit, shkon edhe identiteti - me një fjalë, vlerat që ndjek, që e tundojnë, që ushtron e që e përcaktojnë njeriun.
Si është ndërtuar identiteti te ne, në Shqipëri, këto kohë? Ku do të përfundojë? Pa e tjerrë gjatë, siç do të ishte e natyrshme po të isha më i zoti në këtë fushë, më duket më e udhës, për një shoqëri post-socialiste e laike si e jona, ta shoh jashtëbotësinë të lidhur, ose me rindërtimin e një identiteti të zhdukur - në letërsi kjo ka ndodhur shpesh, p.sh., me Blushin, me Kongolin dhe me shumë të tjerë në Kosovë e Maqedoninë e Veriut – ose, me këmbënguljen për t’u kthyer në Eklesinë kulturore të së shkuarës, e këtu kam parasysh gjysmën e dytë të shek. XX. Njëlloj kthimi në mishmashin identitar të viteve ’30.
Pra, ndërsa një palë shkon drejt misterit të fshehur të identitetit të trashëguar e të braktisur, në fillimet e një asketizmi të harruar në histori, pala tjetër e quan të kryer këtë punë. Mbase për këtë shkak, në letërsi, iluzioni i identitetit, ka ardhur përgjithësisht si mëdyshje morale, njëfarë dështimi a pamjaftueshmerie e bartur.
E veçanta e Eklesisë së vjetër është bashkimi aty i identiteteve, që e kanë humbur lidhjen me asketizmin e dikurshëm (nëse ky ka pasë ekzistuar ndonjëherë! - pastaj, hipokrizia asketike shpie në hipokrizinë e kishës) e që ndërmjetësohen në botë si bëma të saj.
Kulturalisht, ky është një identitet thellësisht pragmatist e ngjitës, gati si sëmundje. Kjo lloj Eklesie e vjetër e ka humbur lidhjen me identitetin e saj të parë asketik - këmbëngul, nëse ai ka ekzistuar ndonjëherë.
Le të themi se në Shqipëri, në të vërtetë, asnjë Eklesi tjetër nuk mund të themelohet, sa kohë që identitetet e lira rrezikojnë të shkojnë drejt një institucioni të ngjashëm, që ua bjerr fytyrën e përveçme, përjashto mundësinë e largët, që ajo duhet të jetë një Eklesi identitesh të lira.
Pra, ç’do të ndodhë? Përballë janë një konstrukt pragmatist dhe një horizont identitetesh jashtë tij. Këto të fundit, ndërkohë, janë në udhë për të mbërritur pashmangshmërisht Eklesinë e tyre. Një proces historik e kulturor kundër një institucioni, në thelb, thjesht financiar. Eklesia e vjetër zhvillon një vizion të përfunduar e të mbyllur të botës, të kryer përmes mekanizmash pa identitet, të zhveshur nga jashtëbotësia, ama jo të pasëmurshëm, megjithatë, prej saj.
Sa kohë që Eklesia jeton veç si shpërndarëse e të mirave të brendabotësisë, ajo mund t’i pajtojë identitetet nën strehën e saj, por “përdëllimi”e “ngushëllimi” sivëllazeror aty është njëlloj ankthi individual makbethian. Tango marionetash, siç duket.
Kur të humbasë mundësinë për të ndërmjetësuar privilegjet, kjo Eklesi e kthyer në panair kotësish, do të pushojë së qeni edhe si marrëveshje. Kur të dështojë, dalëngadalë, ekonomikisht, prej saj do të shpërthejnë si qelbi, rrëke identitetesh në kërkim të asketizmit të humbur. Ndërkohë, jeta ka bërë të vetën.
Së bashku me Eklesinë e vjetër, për herë të parë prej 1912-ës, për brezin e tim biri, të 18-vjeçarëve të sotëm, do të kenë rënë miti i Atdheut parajsë - siç e quan profesor Qosja, miti i Perëndimit, miti i Aleatëve, miti i Drejtësise së re, miti i Laicitetit dhe i Iluminizmit, miti i Integrimit, e turlilloj paketimesh gjuhësore.
Me pragmatizmin e saj Eklesia e vjetër u ka zhveshur identiteteve petkun e stërpërdorur të mësimeve romantike. Asnjë reformë, ciladoqoftë, edhe kjo famëmadhja e drejtësisë, nuk është shpëtimi - ajo veç do të zgjasë agoninë e Eklesisë së vjetër.
Rradha është e identiteteve të lira për të shkuar drejt Eklesisë së tyre. Se ç'do të vijë, askush s'e di. Shumë më mire kështu.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38