
Flash News
Gjendet pas 6 ditësh trupi i pajetë i 29-vjeçarit në Klos
U arrestua pak metra larg SPAK, Prokuroria e Posaçme kërkon17 vite burg për ‘bosin’ e drogës
Starton sot Giro D’Italia, ja akset rrugore që bllokohen në Tiranë nga ora 13:00-18:00
Kush është Papa i ri?
Papa Leo i XIV përshëndet për herë të parë besimtarët në sheshin e Shën Pjetrit

Alfred Lela
Fakti që Edi Rama nuk e fsheh më as ‘dorën e keqe’ në lojë, është sa i rrezikshëm aq dhe qesharak. Arrestimi në mesnatë i një kandidati të opozitës, pak orë pasi Kryeministri e shau dhe kërdisi, në një emision televiziv, nuk ishte rastësi as rrëshqitje gjaku të nxehtë. Ishte rasti, për të mos u humbur, i Ramës për t’u treguar gjithëpushtet të vetëve dhe vendosmëri të egër kundërshtarëve.
Sido që të jetë është një lëvizje në kufijtë e çmendurisë.
Edhe nëse Fredi Beleri e ka bërë atë për të cilën akuzohet, kjo fajëson kandidatin e opozitës, por gjithsesi, e mban dhe e rikthen në faj edhe Kryeministrin.
Rama mund të rregullojë gjithçka “me letra”, por nuk e ndreq dot disbalancën e madhe që ka krijuar në publik dhe në media dijenia se ai dhe vartësit e tij janë manipulues në shkallë industriale të zgjedhjeve.
Mjafton një kthim koke pas, te përgjimet e BILD dhe te dosjet 184 dhe 339. “Katër votat e manipuluara” të Fredi Belerit ngjajnë si 4 makiato në një bar në bregun e Himarës, krahasuar me 4 tonelata drogë, nisur po nga ai bregdet, ndoshta nga të njëjtët policë që arrestuan mbrëmë kandidatin opozitar. Arrestimi i Belerit, ndërkohë që Damjan Tërmet Guru Gjiknuri dhe Ulsi NaPoThojshimPërMaNaltOrTi Manja, e shoqërojnë në takime elektorale ditën, dhe natën bëjnë po ato marifete të dosjeve të Durrësit dhe Dibrës, të shtyn të mbash barkun me dorë.
Ditur këtë, ngjan se nuk ka qenë Rama që ka arrestuar Belerin, por e kundërta.
Mosfshehja e dorës tregon, dëshpërimin e Ramës ose padurimin e tij, me të gjithë ata që e kundërshtojnë dhe u në dalin pritë planeve që ka në kokë. Çfarë e shpjegon tjetër faktin që, prej disa ditësh, ai ka veshur kostumin kombëtar të patriotit dhe, studio më studio hedh një pogonishte sharjesh për Belerin. Nëse krahason çfarë Edi Rama, që e mban veten të ditur, ka thënë për Belerin, dhe çfarë ka rreshtuar ky i fundit në reagimin zyrtar, e kupton se epiteteve u duhet të ndërrojnë personazh. Ato që Rama artikulon për “gdhëun” kalojnë te autori, ndërsa teksti i kandidatit duket sikur është shkruar nga një kryeministër normal i një vendi normal.
Pyetja është: çfarë e shqetëson Ramën?
Si të dhënat, ashtu dhe nuhatja elektorale i tregojnë se Himarën po e humbet. Dështimi në këtë gji të Jonit nuk do të thotë shumë politikisht, por ia pret krahët në raport me çka ai quan “investime strategjike”. Pa Himarën ai humbet rastin e fundit që t’i imponohet gjithë gjatësisë së Rivierës së Jugut me gjurmën e betontë, një arkitekturë që deri më tash ka rezultuar brutaliste, dhe e ka mbushur gjarpërimin e vijës adriatiko-joniane me hekur e beton. Ajo që shohim dhe kuptojmë ne të tjerët, nuk ka rëndësi. Rama e quan të gjithën një estetikë të klasit të lartë. Që nuk është thjesht projekt estetik, kuptohet sapo të rendisësh ata që qeveria e tij u ka dhënë tagrin investitor strategjik: burri i një ministreshe, të afërmit e një ministri, një aktor humori afër Qeverisë, etj.
I njëjti zotëri që me Erdoganin luan vasalin dhe me Vuçiçin globalistin, kur e sheh që me një kandidat të opozitës në Himarë bën nacionalistin, e kupton se ke para një pehlivan që nuk ka hallin e Shqipërisë, kufijve dhe interesave të saj. Pse, me sak kujtoni se ai mendon se Fredi Beleri (një gdhë gjysmë analfabet-sipas tij) rrezikoka inegritetin e Shqipërisë!?
Në fund të fundit, nëse Rama është proponent i ngritjes së trarëve me Vuçiçin, dhe i ridizajnimit të kufijve të përgjakur të Kosovës, po me presidentin serb, pse e helmon veten dhe opinionin me makthin e “kufijve të shenjtë” në Jug?
Këtu ka diçka që nuk shkon. Kundërshtarët e tij të ethshëm thonë se Rama ka “çrregullime mendore”. Unë nuk mendoj ashtu.
Mendtë i ka në rregull, por sinorët e interesave i janë prishur. Dhe këtu nuk e kam fjalën vetëm për financa. Jo, në mandatin e tretë të qeverisjes, në vitin e 25-të të pushtetit të pandërprerë administrativ, ekzekutiv apo politik, Rama ka filluar të mendojë në terma të grandomanisë. Ai nuk sheh dhe as duron dot gjë jashtë vullnetit të tij politik dhe estetik. Pikërisht për këtë ai nuk e fsheh më dorën.
Pikërisht për këtë ai është i rrezikshëm për Shqipërinë.
Të fundit


Mbërrijnë në Kukës, Has dhe Tropojë materialet zgjedhore
9 Maj 2025, 13:30
Fluturim elektoral me destinacion Vlorën
9 Maj 2025, 13:18

Zyrat e IdentiTek, të hapura edhe ditën e shtunë
9 Maj 2025, 13:03
A do të na ndihmojë inteligjenca artificiale të flasim me kafshët?
9 Maj 2025, 12:55



Akti i katërt i Ramës: midis Brukselit dhe Mafias
9 Maj 2025, 12:12
Gjendet pas 6 ditësh trupi i pajetë i 29-vjeçarit në Klos
9 Maj 2025, 12:01
Berisha: Pas datës 12 maj kjo opozitë, bëhet mazhorancë e Shqipërisë
9 Maj 2025, 11:52
Leo XIV kremton Meshën e Parë si Papë
9 Maj 2025, 11:42

Denoncon Spaho: Kandidati i PS në Pogradec jep 100 mijë lekë për votën
9 Maj 2025, 11:27
Mustafaj: Krenar për fushatën e denjë të PD
9 Maj 2025, 11:22
Dështon sërish konstituimi, Kosova ende pa Kuvend të ri
9 Maj 2025, 11:06





"Vota nuk ka çmim", ambasada e SHBA në Tiranë 'shuplakë' Ramës
9 Maj 2025, 10:06

Furnizonin grupe kriminale me armë zjarri, arrestohen dy të rinj
9 Maj 2025, 09:45


Ja pse nuk duhet të votosh më Partinë Socialiste pas 12 viteve qeverisje
9 Maj 2025, 09:08




Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot
9 Maj 2025, 08:19
Dhurata që Berisha i bëri ‘live’ Ramës
9 Maj 2025, 08:13
3 shenja që tregojnë se je i/e mbrojtur shpirtërisht
9 Maj 2025, 08:05



Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
9 Maj 2025, 07:22
Mot i paqëndrueshëm, mesdita sjell reshje shiu
9 Maj 2025, 07:01
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Maj 2025, 06:45

Si e ndryshoi LaCivita fushatën e PD? Berisha: Ka studiuar kundërshtarin
8 Maj 2025, 22:49

Davidi rimposht Goliatin
8 Maj 2025, 22:15

Gazetarja: Në shtabet e partive ka të infiltruar të SPAK
8 Maj 2025, 21:55
Kush është Papa i ri?
8 Maj 2025, 21:48
Berisha zbulon përfundimisht se kur do të tërhiqet nga politika
8 Maj 2025, 21:33


LaCivita në Lezhë: Shqiptarët do ta pushojnë Edi Ramën nga puna
8 Maj 2025, 21:11


Berisha: LaCivita na zgjodhi ne sepse ai beson tek programi i Reganit
8 Maj 2025, 20:48










Mediu foto me LaCivitta në Tiranë: Për Shqipërinë Madhështore
8 Maj 2025, 18:40
Burimi: Vendimi i DASH një fitore personale e Berishës
8 Maj 2025, 18:30
Tym i bardhë nga Vatikani: Është zgjedhur Papa i ri
8 Maj 2025, 18:14
Hiqi ato syze deliri e shih vendin ku e ke cuar?
8 Maj 2025, 18:02
LDK dorëzon kallëzime penale për anëtarët e Qeverisë në detyrë
8 Maj 2025, 18:02







Analiza e BIRN: Tirana, qarku përcaktues për maxhorancën e ardhshme
8 Maj 2025, 16:04

PD në terren: Çupi, Noka dhe Këlliçi premtojnë ndryshim përmes veprave
8 Maj 2025, 15:40


Kontrata me PD e Chris LaCivita, Berisha: 100% korrekte dhe e pastër
8 Maj 2025, 15:11

“Këto janë ditët kulmore”, Berisha tregon kur do të udhëtoj në SHBA
8 Maj 2025, 14:45





Foto/ Cilët janë 3 bashkëpunëtorët e Talo Çelës të arrestuar në Dubai?
8 Maj 2025, 13:37






Tym i zi del nga Kapela Sistine, Vatikani ende pa Papë
8 Maj 2025, 12:26
