Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Analiza/ Antarësimi në BE si rrezik për demokracinë shqiptare?!
Blendi Kajsiu*
Ekziston një konsensus i gjerë se zvarritja e procesit të antarësimit të Shqipërisë në BE përbën kërcënim për stabilitetin e vendit dhe të rajonit. Dy janë argumentat mbi të cilat ngrihet ky konsensus. Së pari, zvarritja dhe inkoherenca në procesin e antarësimit e ka delegjitimuar BE-në duke dobësuar rolin e saj si promotor reformash dhe garant i demokracisë në vendin tonë. Së dyti, mungesa e një perspektive të qartë evropiane mund të prodhojë afrimin e Shqipërisë me aktorë të tjerë jo demokratik të rajonit, si Turqia e Erdoganit.
Përballë kërcënimit që zvarritja e procesit të integrimit paraqet për demokracinë shqiptare zgjidhja që ofrohet është pothuajse unanime: antarësim sa më të shpejtë të Shqipërisë në BE. Problemi është se në stadin ku ndodhet demokracia jonë anëtarësimi në BE është akoma më i rrezikshëm se stanjacioni i procesit të integrimit. Pra kura, anëtarësimi në BE, është më e rrezikshme se vetë sëmundja, zvarritja e procesit të anëtarësimit.
Nëse Shqipëria bëhet anëtare e BE-së me të drejta të plota, roli i kësaj të fundit si promotore dhe garante e demokracisë shqiptare zbehet shumë më tepër se sot. Pavarësisht zvarritjeve të procesit të integrimit BE mbetet një aktor i fuqishëm në skenën tonë politike. Reforma në drejtësi dhe ndikmi i BE-së në të është dëshmi e qartë se ajo vazhdon të jetë garantuese dhe promovuese e demokracisë në vend.
Ama kur Shqipëria të bëhet anëtare e BE-së instrumenti i demokratizimit nëpërmjet kushtëzimit zbehet ndjeshëm për të mos thënë që zhduket. Nuk është rastësi që shumë nga vendet e rajonit si Rumania dhe Bullgaria, por edhe vende të Evropës Qendrore si Hungaria apo Polonia, kanë shënuar regres në nivelet e demokracisë pas antarësimit në BE. Për sa kohë demokratizimi nuk është qëllim në vetvete, por një instrument për t’u futur në BE nuk është çudi që arritja e këtij objektivi të shënojë fundin e procesit demokratizues.
Shembuj si ai i Hungarisë tregojnë qartë se antarësimi në BE nuk shënon domosdoshmërisht konsolidimin e demokracisë dhe aq më pak konsolidimin e orientimit perëndimor të një vendi. Hungaria sot jo vetëm është më pak demokratike se dje, kur ishte jashtë BE-së, por është edhe më afër aktorëve jo-demokratik dhe anti-perëndimorë si Rusia e Putinit, Turqia e Erdoganit dhe Kina e Xi Ping. Është një orientim që shpesh bie ndesh me politikën e jashtme të BE-së.
Ndaj edhe antarësimi i Shqipërisë në BE nuk do të evitojë domosdoshmërisht afrimin e saj me aktorë problematikë si Turqia e Erdoganit. Përkundrazi, ai nënkupton më shumë sovranitet dhe më pak kushtëzim të Shqipërisë në politikën e saj të jashtme. Dhe nëse kemi parasysh afrimitetet kulturore, politike, ekonomike dhe gjeostrategjike mes dy vendeve nuk është aspak çudi që lidhja me Turqinë të trashet edhe nëse kjo e fundit tranformohet në diktaturë.
Megjithatë as Turqia, as Kina, dhe aq më pak Rusia, nuk do mund të zëvendësojnë BE-në, edhe nëse Shqipëria mbetet pafundësisht në paradhomën e anëtarësimit evropian. Së pari, sepse Shqipëria është thellësisht e integruar ekonomikisht me BE-në, që është partnerja kryesore ekonomike e vendit tonë, pa përmendur emigracionin masiv shqiptar që derdhet kryesisht në vendet e BE-së. E thënë ndryshe, si për arsye ekonomike, gjeostrategjike apo kulturore as Turqia, as Kina, dhe aq më pak Rusia, nuk mund ta zëvendësojnë Evropën në rastin e Shqipërisë.
Së dyti, as Rusia dhe as Kina nuk mund ta zëvendësojnë Evropën si burim legjitimimi për klasën tonë politike. Shoqëria shqiptare në shumicën e saj e sheh, dhe dëshiron ta shohë, vehten si evropiane dhe nuk ka dilema mes Lindjes dhe Perëndimit, siç ndodh në rastin e Serbisë.
Kjo do të thotë se rreziku që Shqipëria të humbasë orientimin e saj perëndimor apo të bjerë pre e influencave lindore, si pasojë e zvarritjes së procesit të integrimit, është tejet i ekzagjerur. Është një kërcënim që përdoret dhe fryhet rëndom nga qeveria për të hapur dyert e BE-së. Por e vërteta është se Shqipëria nuk ka ku të shkojë. Maksimumi do krijojë partneritete të reja si Ballkani i Hapur me Serbinë, por pavarësisht kritikave ndaj kësaj iniciative askush nuk mendon se ajo është një alternativë reale ndaj BE-së.
Për të gjitha këto arsye rreziku që i vjen demokracisë shqiptare nga zvarritja e procesit të integrimit ka mjegulluar një problem akoma më të madh, atë të anëtarësimit në BE. Kjo nuk do të thotë që zvarritja e integrimit nuk përbën një problem real për demokratizimin tonë. Në fund të fundit ai mbetet një proces që bazohet te kushtëzimi dhe lëshimi i sovranitetit në shkëmbim të afrimit me BE-në. Është afërmendsh që një qeveri shqiptare që pranon kushtëzimet e BE-së dhe lëshon sovranitet në reforma themelore si ajo e drejtësisë, por nuk shpërblehet me integrim herët a vonë, do i rezistojë kushtëzimit demokratik që vjen nga BE-ja.
Problemi është se për të njëjtën arsye antarësimi në BE është akoma më problematik për një vend si i yni që demokratizohet nga jashtë dhe jo nga brenda. Anëtarësimi në BE shënon fundin e procesit integrues dhe për pasojë edhe fundin e demokratizimit kushtëzues që vjen nga BE-ja. Dhe ky është një problem madhor për një vend si i yni ku përparimet e demokratizimit nga jashtë përballen me regresin e demokratizimit të brendshëm.
Institucionet që kanë shënuar më shumë përparim në demokracinë tonë janë procesi elektoral dhe sistemi i drejtësisë. Të dyja nën ndërhyrjen dhe presionin direkt të BE-së dhe faktorit ndërkombëtar në përgjithësi. Natyrisht ato janë shumë larg perfeksionit. Ama mjafton të krahasosh zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 me të gjitha proceset elektorale të viteve 90-të për të kuptuar se sa shumë janë përmirësuar proceset elektorale në Shqipëri. Po ashtu sistemi ynë i drejtësisë sot, pavarësisht problemeve të shumta, është shumë më i pavarur, profesional dhe i konsoliduar se drejtësia e viteve 90-të.
E kundërta ka ndodhur me institucionet tona të brendshme politike, jashtë presionit ndërkombëtar. Mjafton të shohësh partitë politike, parlamentin dhe mediat ku ndërhyrja ndërkombëtare ka qenë më e vogël ose inekzistente. Parlamenti i vitit 2022 është shumë më pak demokratik se ai i vitve 90-të. Po ashtu PS-ja dhe PD-ja e vitit 2022 janë shumë më pak demokratike se PD dhe PS-ja e viteve 1990. E njëjta gjë vlen edhe për mediat.
Natyrisht që as partitë, as parlamenti dhe as mediat e viteve 90 nuk ishin perfekte. Kishte intolerancë, autoritarizëm, mungesë profesionaliteti dhe deri në dhunë që përgjakte Kuvendin e Shqipërisë dhe Sheshin Skënderbej. Ama nëse në vitet 1990 kishte debat real si në parti, si në parlament edhe në media, sot këto institucione janë atrofizuar. Parlamenti është kthyer në vulë të ekzekutivit, partia në shtojcë të kryetarit dhe media në shtojcë të politikës dhe interesave ekonomike. Republika Parlamentare që kishim dje, edhe pse me probleme, sot është reduktuar në një Republikë Kryeministrore që e ka boshatisur demokracinë nga çdo përmbajtje reale.
Ndaj pyetja që duhet të shtrojmë sot nuk është se, kur do të anëtarësohet Shqipëria në Bashkimin Evropian, por çfarë do të ndodhë me demokracinë e atrofizuar shqiptare pas këtij antarësimi që do i japë fund kushtëzimit demokratik nga jashtë. Nëse në vende si Bullgaria, Rumania, Polonia dhe Hungaria antarësimi ka prodhuar regres, çfarë do të ndodhë me Shqipërinë? Çfarë duhet të bëjmë që ëndrra evropiane mos të kthehet në një makth diktatorial? Natyrisht përgjigjen ndaj kësaj pyetje e dimë, duhet demokratizim nga brenda. Problemi është se pas më shumë se tri dekadash demokratizimi nga jashtë kemi humbur aftësinë për t’u demokratizuar nga brenda. Ndaj vazhdojmë të flasim për integrimin evropian dhe BE-në edhe pse kjo e fundit tashmë vetëm flet me veten.
*Ky shkrim është pjesë e serisë së shkrimeve rreth integrimit europian” të Institutit Shqiptar
të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38