Nga Besart Xhaferri
As Soros, as udhëtimet e punës, as mediat e inceneratorëve që heshtin për operacionin e BKH dhe as mesazhet e koduara mafioze tipike të Rilindjes nuk do ta shpëtojnë Erion Veliajn nga llogaridhënia për vjedhjet dhe abuzimet e pashembullta në krye të Bashkisë Tiranë.
Korrupsioni i tij me mbetjet nisi me një Kurban, vrasjen tragjike të Ardit Gjoklajt, vrasje e manipuluar që Erion Veliaj ti shpëtonte përgjegjësisë.
Afera e Inceneratorit Tiranës që mori jetë me firmën e tij, Banda 5D, Banda 3D, kompanitë e të vëllait janë vjedhje që e ekspozuan atë si njeriun e dytë më të korruptuar në Shqipëri pas Edi Ramës.
Zyra e Erion Veliajt në Bashki duhet ti kalojë në përdorim Fakultetit të Drejtësisë ku të zhvillohet praktika se si duhet të monitorohet dhe ndiqet korrupsoni, pasi ajo zyrë është simboli i korrupsionit në këtë qytet të marrë peng prej tij.
Denoncimet e Belind Këlliçit dhe protestat e qëndrestarëve tanë para Bashkisë po nisin të korrin frytet pasi ky qytet së shpejti do çlirohet nga Kryehajduti i vogël dhe në 2025 nga Kryehajduti i madh!
Ditë më të mira e presin Tiranën dhe Shqipërinë pasi të çlirohen nga pengjet e zullumit dhe babëzisë që e dhunuan dhe e poshtëruan më shumë se çdo pushtues këtë vend.